Një ndër mediat më të njohura në greqi ProtoThema ka raportuar në lidhjen me shkarkimin e ambasadores së Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdarit, ku shkruan se shkakarkimi i saj ka ardhur, pasi ajo ishte e përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.
Media greke shkruan se Adriana Hobdarit dhe konsulli i Shqipërisë në Janinë, Pervin Tsikouria janë të dy të përfshirë në vjedhjen e 100 pashaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.
“Hobdari dhe Tsikouria janë të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën Greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përkiste Tsikourias. Në të njëjtën deklaratë thuhet se personi në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transferimit zyrtar të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare. Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, natën vonë, në Thesio. Ndërsa makina e konsullit ishte në rrugën Asomaton në qendër të Athinës, autorët e panjohur vodhën 100 nga 300 pasaporta,” shkruan media greke.