Shumë prej nesh mund të mos biem dakord kur bie fjala në një perime të vetme: disa mund të thonë brokoli, disa spinaq apo lakra jeshile etj, por informacioni që do të japim mund t’iu habisë të gjithëve. Perimet që janë më të mira për zemrën tuaj, por jo vetëm janë rrepat.
Që nga kohët antike, rrepat janë konsumuar nga grekët, romakët dhe hebrenjtë. Afërdita ia atribuonte fuqinë e vet romantike rrepave dhe për këtë arsye ato u njohën si afrodiziak. Hipokrati e rekomandonte konsumimin e rrepave për shëndet të mirë.
Lëngu i rrepave apo panxharit të kuq duket si gjak pasi përmban përbërës kundër moshës të quajtur betalaine, betaine dhe betanine. Këta përbërës janë antiinflamatorë, detoksifikues dhe anti kancerogjenë të fuqishëm dhe kanë veti rigjeneruese qelizore.
Por, vetia më fitimprurëse nga të gjitha është se rrepat përmbajnë burimin më të pëqendruar të nitrateve të shëndetshme që përmban ndonjë perime tjetër, që shndërrohen oksid nitrik brenda trupit të njeriut.
Oksidi nitrik është një molekulë që rregullon funksionimin e enëve të gjakut, përmirëson qarkullimin, ndalon rritjen e pllakave arteriale dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Burime të tjera që kanë në bazë këtë nitrat janë edhe arugula, spinaqi, rradhiqet, kohlrabi, majdanozi dhe lakra kineze.
Në një studim të kryer nga Universiteti Exeter dhe të publikuar në revistën Mjekësia dhe Shkenca në Sport dhe stërvitje shkencëtarët zbuluan se çiklistët që pinin 500 ml lëng rrepe ishin në gjendje të drejtonin biçikletën deri në 20% më shumë se ata që përdorën placebo. Ka edhe shumë studime të tjera që tregojnë përfitime të ngjashme nga konsumi i rrepës.
Një keqkuptim i madh nodh kur vërehet se rrepat dhe panxhari përmbajnë shumë sheqer, sepse panxhari ka një indeks glicemik nga 48 në 64 (por vetëm në qoftë se hani 5 filxhanë çaji në të njëjtën kohë). Çështja është askush nuk mund të hajë kaq shumë panxhar (rrepa) menjëherë.
Në fakt, gjysmë filxhan panxhar i copëtuar ka një peshë glicemike të barabartë me 3 (ngarkesa glicemike i referohet asaj se sa sheqer merrni me një porcion ushqimi dhe çdo gjë me ngarkesë glicemike më pak se 10 konsiderohet me pak sheqer dhe peshë të ulët glicemike).
Pra, një porcion i zakonshëm panxhari (rrepe) ka shumë pak sheqer, ndërsa është një burim i madh fibrash, nitratish, magnezi, kaliumi, folatesh, vitamine C dhe ushqyesish të tjerë të zemrës.
Edhe një studim i fundit tregon se konsumimi i më shumë perimeve me rrënjë (të tilla si karrota, panxhar dhe rrepa) zvogëlon rrezikun për zhvillimin e diabetit. Këto perime me rrënjë janë edhe më të mira se frutat dhe perimet e tjera që rriten mbi tokë./shije


