Dekore për Vitin e Ri dhe Krishtlindje të bëra vetë me fruta.
Edhe një portokall ose një mollë mund të kthehet në një dekorim Krishtlindjesh.
Dhe boçet e pishave dhe degët e bredhit, stikat e pishës japin një shije dhe aromë të veçantë në tryezë. Zbuloni të gjitha idetë që mund të realizohen.
Tryeza e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri nuk është tryeza e të gjitha ditëve. Ato ditë shtrohen mbulesat më të bukura, nxirren pjatat më të mira, gotat e bukura të verës, qirinj dhe dekorime të shumta, për ta bërë më të veçantë dhe sa më mikpritëse këtë tryezë.
Por mund të shtoni edhe dhuratat që sjell nëna natyrë: lule, fruta, bimë, boçe dhe stika pishe.
Në këtë album me foto mund të gjeni disa ide që mund t’ju frymëzojnë: një portokall i dekoruar me karafila, një mollë e gdhendur, boçe pishash dhe degë bredhi, fruta të thata për të krijuar detaje që tregojnë se keni dashur të bëni diçka ndryshe këtë vit, për zbulurimin e tryezës.
Shfletoni nëpër galeri dhe përpiquni t’i kopjoni këto ide!/shije







