• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISTE DROGË PËR SHQIPTARËT NË BRITANI/ 25 vjeçari i shpëton burgut
Home
Aktualitet
Kronikë

SHISTE DROGË PËR SHQIPTARËT NË BRITANI/ 25 vjeçari i shpëton burgut

24 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 25-vjeçar në Britaninë e Madhe ka shmangur burgun pasi u kap disa herë duke shitur drogë për llogari të grupeve kriminale shqiptare. Edward Graham, banues në Byker të Newcastle, pranoi fajësinë për dy akuza posedimi të kanabisit me qëllim shpërndarjeje, pavarësisht se ka 29 dënime të mëparshme.

Sipas hetimeve, Graham kishte përfunduar në borxhe dhe nuk kishte rrugë tjetër veçse të shiste drogë për shqiptarët për të shlyer detyrimet. Në tetor të vitit 2023, policia e ndoqi deri në derën e shtëpisë, ku në panik ai hodhi një çantë me kanabis, e cila kishte një vlerë tregu prej 5 mijë paundësh. Po ashtu, iu gjetën 137 ëmbëlsira me kanabis, me vlerë rreth 4 mijë paund, si dhe sasi të tjera droge.

Në një rast tjetër, policia kontrolloi sërish banesën e tij dhe gjeti kanabis, peshore dhe 4,450 paund para cash.

Gjatë seancës në Newcastle Crown Court, avokatja mbrojtëse Claire Anderson tha se i riu kishte nisur shpërndarjen për të larë borxhet dhe, edhe pasi i shleu ato, vijoi të shiste drogë për shqiptarët, duke vepruar nën drejtimin e tyre.

Gjykata vendosi ta dënojë Graham me dy vjet burg me kusht për dy vjet dhe 150 orë punë të papaguar, duke i kursyer dënimin me burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTET SHBA-SERBI/ Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump
Previous article VIDEOLAJM/ Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT