• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTET SHBA-SERBI/ Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump
Home
Rajon

RAPORTET SHBA-SERBI/ Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump

24 December, 2025 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, tha Vuçiç në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në tetor ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë kryesore të naftës dhe gazit në Serbi, për shkak të pronësisë ruse.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Moska “ka ide” se si NIS-i mund të dalë nga kriza, por nuk dha hollësi.

Sa i përket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, të cilat Trumpi i vendosi në prill të vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më e goditura është Serbia.

Tarifat doganore të SHBA-së për Serbinë që nga ajo kohë janë 37 për qind, ose dy për qind më të larta se tarifat e reja doganore të vendosura për produktet nga Bosnja.

Duke folur për problemet e ndryshme me të cilat përballet Serbia, Vuçiç tha se cilado nga fuqitë e mëdha mund të kishte thënë në “momentet e vështira për Serbinë” se ishte pranë saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesë për trysni, duke pritur edhe më shumë nga Beogradi dhe “duke kërkuar shumë, e duke mos dhënë asgjë”, transmetoi Radio-Televizioni i Serbisë.

“E kemi kuptuar mirë këtë mesazh dhe mendoj se është e rëndësishme që ta kemi kuptuar mirë, duke e ditur se nuk mund të jemi vetëm në botë. Prandaj, jemi në rrugën evropiane dhe do të mbetemi në rrugën evropiane, të paktën sa të jem unë president dhe sa të ketë këtë shumicë parlamentare, por ky është mësim për ne”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Gjatë katër vjetëve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në negociatat me BE-në, të cilat filluan para më shumë se dhjetë vjetësh. Në përfundimet e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian konstatohet se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik i Serbisë, por se reformat janë ngadalësuar, ndërsa përparimi në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit është minimal.

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiç akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Ai i ka akuzuar edhe më herët Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën se po krijojnë një “aleancë ushtarake”, pasi këto tri vende në mars nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin në sfidat e sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund ta rrezikojnë stabilitetin rajonal.

“Përse i kanë zgjeruar këto marrëveshje ushtarake edhe me Slloveninë dhe përse janë përpjekur kaq fort të fusin edhe Bullgarinë në këto procese? Është plotësisht e qartë se këtë nuk e kanë bërë për ndonjë histori gazetash. Përkundrazi, edhe kur kam biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe me njerëz në BE, të gjithë kanë rrudhur krahët”, deklaroi Vuçiç.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia në vitin 2024 ka investuar më së shumti në qëllime ushtarake, krahasuar me të gjitha shtetet e tjera ballkanike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATE TË ASHPRA NË SHTËPI/ Kontakt fizik mes Angelos dhe Senos
Previous article SHISTE DROGË PËR SHQIPTARËT NË BRITANI/ 25 vjeçari i shpëton burgut

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT