• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISNIN DROGË NË PARKING/ Arrestohet dy shpërndarësit, në kërkim drejtuesi i grupit. Sekuestrohen dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHISNIN DROGË NË PARKING/ Arrestohet dy shpërndarësit, në kërkim drejtuesi i grupit. Sekuestrohen dhe…

6 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve duke arrestuar 2 të rinj dhe shpallur në kërkim drejtuesin e grupit.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike si dhe në bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.A. (nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi).

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacionit në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në parkingun ku ishte punonjës shtetasi S.K., dhe si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambient tjetër të parkingut gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lendë narkotike, gjithësej rreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të shtetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFUZOI IZOLIMIN/ Suedia, më pak vdekje se Norvegjia e Danimarka: Strategjia jonë funksionoi
Previous article "JAM SHUMË I LUMTUR QË KEMI PAS..."/ Veliaj mirëpret aktorin dhe shkrimtarin e njohur Çun Lajçi dhe i dhuron Kullën e Sahatit

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I NXEHTË DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Ndryshon orari i protestës në Tiranë Aktualitet

MOTI I NXEHTË DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Ndryshon orari i protestës në Tiranë

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

AKSIONET E SPAK/ Reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen Aktualitet

AKSIONET E SPAK/ Reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT