• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISNIN DROG NGA DRITARJA E SHTËPISË/ Policia italiane arreston 4 persona, 2 prej tyre shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHISNIN DROG NGA DRITARJA E SHTËPISË/ Policia italiane arreston 4 persona, 2 prej tyre shqiptarë

21 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit në Asti me skuadrën lëvizëse ka ndaluar një pazar droge prej rreth 1500 dozash kokainë në vlerë totale 300 mijë euro. Këto hetime nisën në fund të vitit 2021.

Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.

10 të dyshuar si shpërndarës droge, mes tyre 4 shqiptarë, 4 të arrestuar, një prej të cilëve në flagrancë. Policët sekuestruan gjithashtu një ndërtesë në zonën e Antignano-s dhe toka, të blera me fitime nga trafiku i drogës.

Hetimet

Hetimet nisën në fund të vitit 2021, pas monitorimit të shitjeve të shumta, në qendër të Astit, nga 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj. Ai ishte emri kryesor: bënte tregti ditë e natë, veçanërisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.

Aktiviteti cilësohej prej vetë atij si “punë”: Janë monitoruar 1500 doza kokainë (rreth 3 kg), për një vlerë prej 280 mijë eurosh. Disa transferime u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur. Madje ai shiste nga dritarja e shtëpisë dhe gjatë darkave familjare.

Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.

Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i lindur në 1978, me burg dhe Fabiola Ghiotti, lindur në 1994, në arrest shtëpie, të cilët dolën si blerës të kokainës, për të shpërndarë më pas mallin në sheshin Asti, për një sasi prej 200 gramësh, për një vlerë rreth 20 mijë eurosh.

Subjektet e tjera të raportuara janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët dolën si tregtarë të dyshuar droge.

Një nga klientët e Hadajt është denoncuar edhe për veprën e vjedhjes: ai dyshohet se ka paguar kokainën nëpërmjet vjedhjes së mjeteve të ndërtimit me vlerë 10 mijë euro.

Në zonën e Antignano-s, një ndërtesë me tokë, e blerë me të ardhura të paligjshme, iu nënshtrua sekuestrimit parandalues.

Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Astit, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës. Rrethanë gjatë së cilës u arrestua në flagrancë njëri prej të dyshuarve, Nikolin Preci, 33 vjeç, pasi iu gjetën 28 ‘topa’ kokainë dhe 12 mijë euro cash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI DHE DETAJET/ Kërkohej kudo pas dëshmisë së Dumanit, dënohet me burg shqiptari në Holandë
Previous article "AI MË THOSHTE..."/ Spartak Braho: Për Visho Ajazin, Ramës i kam thënë hiqe se i ka duart me gjak

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit Aktualitet

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT