• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI MË THOSHTE…”/ Spartak Braho: Për Visho Ajazin, Ramës i kam thënë hiqe se i ka duart me gjak
Home
Politikë

“AI MË THOSHTE…”/ Spartak Braho: Për Visho Ajazin, Ramës i kam thënë hiqe se i ka duart me gjak

21 March, 2023 F.autor Politikë

Për Spartak Brahon, kandidatura e propozuar nga Rama, Vlora Hyseni për të qenë në krye të SHISH nuk përmbush kriteret ligjore.

Sipas tij, ajo që ka më tepër rëndësi dhe që theksohet në ligj është se kreu i SHISH duhet të jetë vetëm shtetas shqiptar, ndërkohë Hyseni ka edhe shtetësinë kosovare.

Dyshimi që ngre Braho është se përse Albin Kurti shkarkoi Vlora Hysenin, ndërsa Rama e merr në kabinet.

“Albin Kurti e shkarkon, ndërsa Rama e merr në kabinet. Nuk e kuptoj. Pse duhet të merret një nënshtetase kosovare? Unë flas si jursit, e njoh mirë ligjin. Thotë duhet të jetë vetëm me shtetasi shqiptare.

Kjo është shqiptare, por nuk është shtetase. Mendimi im dhe bazuar ligjit duhet të jetë vetëm shtetas shqiptare.

Rama dështoi me dy ministrat kosovarë. Ishalla e dekreton Presidenti dhe pastaj ta shohim në punë e sipër, por është një pozicion shumë delikat. Qeveria e Kosovës e shkarkon, ky e merr.

Unë diskutoj rregullsinë në përputhje me ligjin dhe interpretoj se kreu i SHISH duhet të jetë 24 karat shtetas shqiptar”, tha Braho në emisionin “Frontline” në News24.

Braho solli në vëmendje edhe rastin e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi, për të cilin tha se i kishte kërkuar Ramës që ta hiqte.

“E shikoj si çudi, por jo si karshillëk. Për mua kryesore është që të jetë në përputhje me ligjin. Presidenti duhet ta studiojë me kujdes anën ligjore. Megjithëse Rama nuk i ka qejf këto punët e shërbimeve, sepse nuk i kupton.

Ai mbajti Vishon 4 vjet, Vishon që kishte  vrarë dhe kishte prerë. I thashë hiqe se ky i ka duart me gjak. Nuk e hiqte. Më tha ‘he mo lërë le të rrijë nuk ka ca bën’. Kjo është e gjitha intrigë”, u shpreh ndër të tjera Braho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHISNIN DROG NGA DRITARJA E SHTËPISË/ Policia italiane arreston 4 persona, 2 prej tyre shqiptarë
Previous article HIDHINI NJË SY GOCA! Ky trend buzëkuqësh është rikthyer përsëri dhe mund të bëhet shumë shpejt i preferuari juaj

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT