• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT E RËNDA/ Një VETËVRASJE në 40 sekonda në Shqipëri. Shkaku kryesor…
Home
Breaking News

SHIFRAT E RËNDA/ Një VETËVRASJE në 40 sekonda në Shqipëri. Shkaku kryesor…

15 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një  person në çdo 40 sekonda vret veten në botë. OBSH në raportin e fundit për sa i takon depresionit dhe vetëvrasjeve vlerëson se 800 mijë njerëz vdesin çdo vit, ose e thënë ndryshe 3000 çdo ditë.

Në Shqipëri, të dhënat zyrtare të policisë së shtetit për vitin 2017 treguan se 197 u vetëvranë.

Në diskutimin përse janë këto statistika në rritje të këtij fenomeni global, psikologët e lidhin ngushtë aktin me depresionin.

“Nëse i referohemi vetëvrasjes, në fakt sot kjo quhet si një epidemi e heshtur. Viktimat që po shkakton janë gjithmonë e në rritje. Statistikat tregojnë se 90% e personave të cilët kryejnë vetëvrasje janë persona të diagnostikuar me depresion kështu që depresioni mendohet të jetë shkaku primar që çon drejt vetëvrasjes”, thotë Eneida Frashëri.

Psikologia dhe pedagogia e Psikologjisë, Eneida Frashëri, thotë se personat që kanë problem të shëndetit mendor e kanë të vështirë dhe vetëstigmatizohen, ndaj dhe nuk trajtohen nga ana klinike.

“Personat kanë nevojë për ti kuptuar jo për ti gjykuar dhe vlerësuar. Referuar eksperiencës, personat që vinë referojnë faktin që nuk kuptohen dhe nuk guxojnë të flasin për këtë temë dhe detyrohen të bëjnë një dyzim të vetes. Vetja që duhet të jenë përballë të tjerëve, të jenë bashkëshorti apo bashkëshortja e suksesshme, e kujdesshme në familje, në punë. Ndërkohë që ata brenda vetes janë të dëshpëruar, janë të trishtuar”, shton Eneida Frashëri.

Nuk ka receta lumturie apo përjetime ndryshe të dhimbjes por psikologët rekomandojnë të merreni sa më shumë me veten dhe pasionet tuaja.

“Koha e të qenit me veten. Të jesh në depresion do të thotë të jesh i trishtuar edhe kur nuk ke asnjë arsye për të qenë i tillë. Kështu e para duhet të jetë koha e shpenzuar me veten, nga kjo duhet ta fillojmë”, shprehet më tej Eneida Frashëri.

Pavarësisht se është e vështirë të përcaktohet shifra e saktë, vetëvrasja mbetet një humbje tragjike e jetës.

Ndaj ekspertët, psikologët dhe mjekët psikiatër sugjerojnë familjarët të tregohen të kujdesshëm ndaj simptomave që mund të shfaqin anëtarët e tyre, duke bërë vlerësimin e gjendjes të shëndetit mendor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNDËN TEUTËN/ Cuculi: Nder të jesh kapiten i Kukësit, askush më i fortë se ne
Previous article E PAPRITUR/ Spalletti: Ja FAJTORI i humbjes së turpshme të Interit ndaj Parmës

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT