• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT E OPOZITËS/ Kryemadhi: Me Bashën marrim… 1 milion vota
Home
Politikë

SHIFRAT E OPOZITËS/ Kryemadhi: Me Bashën marrim… 1 milion vota

4 November, 2020 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për A2 shpjegoi deklaratën e saj për 100 mandatet e opozitës.

“Llogaritë e mia janë bërë në bashkëpunim me analistë dhe duke marrë parasysh sondazhet tona. Kështu, kemi llogaritur 100 mandate. Po të llogarisim të gjitha votat e partive të opozitës së bashkuar, PDIU, LSI, PD dhe partive të tjera që nuk u përfshinë në vitin 2017, opozita e bashkuar i kalon 1 milion votat. Fryma e opozitës nuk lë shteg për keqkuptime, jemi të gjithë bashkë në një llogore kundër Rilindjes dhe Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, pikëpamjet e ndryshme që ka LSI dhe PD për disa çështje, nuk përbëjnë aspak problem: “Sigurisht që nuk jemi dakord në disa gjëra me PD-në, sepse ata janë parti e djathtë dhe ne të majtë. Për shembull, ne jemi për ndryshim të ligjit të arsimit të lartë, PD-ja është për rrëzim të plotë të tij. Por, objektivi i përbashkët bën që të sheshojmë divergjencat”.

Kur u pyet për deklaratat e Metës kundër mazhorancës, Kryemadhi tha: “Nuk i shikoj deklaratat e Presidentit si opozitare, por si qëndrim në mbrojtje të Kushtetutës. Betejat e tij me mazhorancën i ka fituar në Venecia dhe po ju them që mos të çuditeni kur Rama të thotë se nuk hyj me Metën si President. Meta nuk flet për vende pune, për ulje taksash etj., por për shpopullimin. Meta nuk ka ambicie sepse është President deri në vitin 2022”.

Kryemadhi nënvizoi se do të shikojë qëndrimin e saj nëse LSI-ja nuk del mirë në zgjedhje: “LSI do t’ia dalë shumë mirë në zgjedhje, por unë do ta shikoj qëndrimin tim sepse qëndrimi im nuk është kryetare e përjetshme partie. Qëndrimi im është që t’i jap hapësirë sa më shumë të rinjve për të qenë pjesë e vendimmarrjes”.

Sipas saj, program i LSI-së “nuk ka nevojë për shumë faqe apo fjalë të mëdha, mjafton të skanosh problemet e sotme që ka vendi dhe ajo që ne ndjejmë tek të rinjtë është mungesa e shpresës për të jetuar në Shqipëri”.

“Mungesa e arsimit cilësor nuk i garanton një punë të mirëpaguar nesër të rinjve, as konkurrencën me vendet e rajonit. Fokusi ynë është krijimi i klimës së biznesit që të krijohet mundësi punësimi, por edhe krijimi i programit “mëso dhe fito”, që studentët të kenë mundësinë e punësimit në kompani të ndryshme dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës.

Niveli ynë arsimor nuk të bën të mundur që të kesh standard kuadrosh që do të dalin në tregun e punës. Kur i pyet sot shqiptarët, ndihen të pasigurtë dhe të pashpresë. Shpopullimi është strategji afatgjatë e Rilindjes, që kërkon që rinia të largohet nga fshatra të caktuara të vendit.

Është politikë që dëmton prodhimin vendas dhe favorizon importin e prodhimeve që vijnë nga vende të largëta. Ekonomia shqiptare normal që do të ketë vështirësi në kushte të tilla. Ulen vendet e punës në bujqësi, fermeri nuk fiton dot nga prodhimi dhe shkatërrohet bujqësia.

Ne po finalizojmë një strategji të re për punësimin, kemi një program që do ta diskutojmë me elektoratin, por edhe me çdo forcë politike pas datës 25 prill. Shëndeti është shumë më i rëndësishëm sesa propaganda e kujtdo partie. Dhënia me koncesion e shëndetësisë solli shkatërrimin e zinxhirit menaxhues të shëndetit publik.

Qytetari është vendosur para dilemës do të jetojë apo jo. Shëndetësia jo vetëm që nuk u bë falas, por u bë më e shtrenjtë. Ne duhet të mundohemi që qytetarët të kenë një shërbim me kosto sa më të ulët. Arsimi dhe shëndetësia janë më të rëndësishmet”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFERA KORRUPTIVE U FIRMOS NGA LSI/ Memexhiu opozitar, Genc Sejko i paguar nga kompania e byzylykëve? (FOTO)
Previous article SFIDA NDAJ SPARTA PRAGUE NË EUROPA LEAGUE/ Pioli: Objektivi ynë është të komandojmë ndeshjet

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT