• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA KORRUPTIVE U FIRMOS NGA LSI/ Memexhiu opozitar, Genc Sejko i paguar nga kompania e byzylykëve? (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

AFERA KORRUPTIVE U FIRMOS NGA LSI/ Memexhiu opozitar, Genc Sejko i paguar nga kompania e byzylykëve? (FOTO)

4 November, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Drejtësisë ka fituar gjyqin lidhur me kontratën e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike për të paraburgosurit apo të dënuarit me arrest në shtëpi.Në vendimin e dhënë nga Gjykata Administrative theksohet se kompanitë që kishin fituar tenderin nuk e kishin kryer shërbimin duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Drejtësisë. Vendimi i gjykatës kthen në buxhetin e shtetit një shumë preju rreth 2.2 miliardë lekësh. Vendimi i sotëm detyron fituesit e tenderit, bashkimin e kompanive: ‘Ratech shpk’, ‘Fastech shpk’ dhe ‘Soft & Solutions’ që të kthejnë shumën e parave të përfituara nga kontrata.

Por, ky gjyq i fituar nga Ministria e Drejtesisë përpos faktit që është një lajm i mirë për paratë e taksapaguesve, tregon edhe prapaskenat dhe hedh dyshime mbi financimet e errëta në media e individë për interesa politike. ‘’Mik’’ i kompanisë që sot humbi gjyqin, është edhe miku i opozitës e posacerisht I LSI, Gent Sejko, i cili i bën reklamë në facebook kësaj kompanie. Dihet që reklamat kushtojnë, për reklamat dikush paguan.

Për të qenë më të qartë po ju tregojmë disa fakte. Në kohën kur është lidhur kontrata me kompaninë Ratech shpk, ministër i drejtësisë ishte Petrit Vasili i LSI. Sekretare e Përgjithshme në këtë ministri ishte Juliana Hoxha, për të cilën burimet theksojnë se ishte direktivë direkte e Monika Kryemadhit. Pra, me pak fjalë, ky tender u dha nga LSI që drejtonte ministrinë e Drejtësisë para se te dilte në opozitë. Nga ana tjetër, kompanisë në fjalë të cilës LSI i dha këtë tender i cili sot u rrëzua me vendim gjykate, i bën reklamë Gent Sejko, i cili propagandohet nga opozita për memet e tij antikorrupsion.

Ironia është te fakti se Sejko i bën reklamë një kompanie që gjykata e detyron të kthejë paratë në arkën e shtetit, ndërkohë që nga ana tjetër bën meme antikorrupsion. Ndërsa dyshimet janë për lidhjen e mësipërme midis kompanisë dhe politikës e njerëzve të medias e rrjeteve sociale. /Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ Njihuni me senatoren e parë TRANSGJINORE në historinë e SHBA-së
Previous article SHIFRAT E OPOZITËS/ Kryemadhi: Me Bashën marrim... 1 milion vota

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË E DHUNSHME EDHE NË DURRËS/ Shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital Aktualitet

PROTESTË E DHUNSHME EDHE NË DURRËS/ Shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital

AKSIDENT TRAGJIK NË POGRADEC/ Humb jetën drejtuesi i një makine Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË POGRADEC/ Humb jetën drejtuesi i një makine

PROTESTA NË TIRANË/ I vihet zjarri një ndërtese pranë Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I vihet zjarri një ndërtese pranë Ministrisë së Arsimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT