• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHËTITJE ME HELIKOPTER DHE SKI NË KURRIZET E MALEVE”/ Ja pse duhet të shkoni patjetër këtë dimër në Valbonë
Home
Ne sytë e të huajve

“SHËTITJE ME HELIKOPTER DHE SKI NË KURRIZET E MALEVE”/ Ja pse duhet të shkoni patjetër këtë dimër në Valbonë

18 February, 2020 k.autor Aktualitet, Destinacione, Ne sytë e të huajve, Sociale

Tashmë bukuritë e rralla të Parkut Kombëtar të Valbonës do të shijohen nëpërmjet helikopterit dhe do të bëhet ski edhe në pistat e krijuara në kurrizet e maleve. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një vizitë në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku promovoi turizmin dimëror si dhe një paketë të re turistike, duke thënë se hyn në kategorinë e bizneseve shumë të shtrenjta, por sjell diçka ndryshe për promovimin e vendit.

“Jemi sot në Valbonë për një arsye krejt të veçantë, për të promovuar një biznes të ri, në vendin tonë, që është biznesi i skive me helikopter, edhe është një biznes shumë interesant, një promovues i jashtëzakonshëm i zonës së Valbonës dhe Alpeve Shqiptare. Një biznes i cili realisht hyn në kategorinë e bizneseve shumë të shtrenjta, por që është një biznes, një dimension krejt i ri për këtë vend. Duam shumë që Valbonën dhe Alpet e Shqipërisë t’i promovojmë si një bukuri të rrallë natyrore por dhe si një mundësi për të bërë turizëm në 12 muajt e vitit”, deklaroi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Gjithashtu, ai bisedoi me drejtuesit lokal dhe operatorët turistik mbi problematikat që ata hasin në këtë zonë ku turizmi mund të zhvillohet jo vetëm në dimër, duke ushtruar sportet e dëborës, por dhe në pranverë dhe verë, pra turizën gjithëvjetor.

“Së bashku me kryetarin e Bashkisë dhe drejtues të institucioneve të mjedisit dhe turizmit, së bashku me operatorët turistik, sot do të bëjmë një takim për të administruar problematikat e Valbonës dhe të gjithë kësaj lugine për t’u afruar si një destinacion 12 mujor dhe me një kapacitet të jashtëzakonshëm dhe potencial të madh turistik. Kush i ka parë këto vende gjithmonë mahnitet, prandaj i ftojmë qytetarët që t’i vizitojnë këto dhe padyshim do të gjejnë një strukturë hoteliere dhe një shërbim të jashtëzakonshëm, përvecse natyrën e bukur, që e ka bërë vet perëndia”, tha Ministri Klosi.

Në fund Ministri Klosi shpërndau për subjektet e hotelerisë, certifikatat e kategorizimit, në bazë të të cilave ata mund të përfitojnë dhe 6 për qind ulje të TVSH-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PANDALSHMI LIVERPOOL/ "Mbreti" i thyerjes dhe vendosjes së rekordeve të reja (STATISTIKAT)
Previous article ATLETICO-LIVERPOOL/ Simeone kundër Klopp apo “ferr-parajsa” e dy trajnerëve?!

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT