Një sherr mes disa personave raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në Vlorë, palët të cilët ishin përballë njëri-tjetrit në seancën gjyqësore, janë konfliktuar.
Ne sherr janë përfshirë tre persona të cilët janë qëlluar me sende të forta, ndërsa ngjarja ka ndodhur pak para së të niste seanca.
Pas ndërhyrjes së policisë palët janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës.
Gazetari i “News 24”, është shprehur se palët janë në një proces gjyqësor për një pikë nga ku nxirret mermeri në fshatin Lepenicë. Para se të hynin në gjyq, tre personat janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa dy prej tyre janë goditur me sende të forta, e për pasojë janë lënduar.
Ditën e sotme pritej që të jepej vendimi, ndërsa pas ngjarjes në fjalë seanca është pezulluar. Një prej këtyre personave të përfshirë në konflikt, disa ditë më parë tentoi që t’i jepte fund jetës, ndërsa i kishte lënë edhe mesazh familjarëve të tij.
Njoftimi i policise;
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:32, përpara ambjenteve te Gjykatës së Apelit Vlorë janë konfliktuar fizikisht disa persona, ku ka mbetur i dëmtuar shtetasi Z.H., rreth 53 vjeç, banues në Peqin, Elbasan.
Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar autorët e dyshuar shtetasit V.D., N.D., K.S..
Grupi hetimor po punon lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.