CNN i ka kushtuar një artikull bukurive natyrore që mbart Liqeni i Shkodrës. Në shkrimin kushtuar liqenit dhe hapësirës 200 kilometra katrorë, CNN e konsideron si një destinacion imponues që shpërblen guximtarët.
Për një vend të tillë të pakët janë ata që kanë dëgjuar, por për këtë bukuri të formësuar uji mund të ketë shumë emërtime.
Prej andej nga ju vini, mund ta njihni si Shkodra, Shkodër ose Skutari, por për shumicën e vizitorëve ai njihet si Liqeni i Shkodrës.
Destinacioni i gjendur mes kufirit gjeografik të Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe është liqeni më i madh në Evropën Jugore, një hapësirë e virgjër e një parku kombëtar.
Nuk ka shifra zyrtare mbi turistët që marrin guximin të vizitojnë një vend të panjohur, por ata që e bëjnë shpërblehen nga mjedisi unik dhe përvoja e një udhëtimi të paharruar.
Liqeni mbetet tërësisht i paprekur nga ndërtimet, të paktën tani për tani. Megjithëse ka shqetësime se projekti “eko-resort” që prietet të ndëtohet, mund të kërcënojë ekosistemin dhe speciet endemike.
Të tjerë thonë se projekti do të jetë miqësor me mjedisin dhe do të kontribuojë në punë, infrastrukturë dhe rritje ekonomike.
Ndërkohë që debati zien, këtu janë disa nga arsyet pse parajsa prej 200 kilometra katrorë dhe ligatinat (tokat e lagura) me rëndësi ndërkombëtare e bëjnë një destinacion imponues.