• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI ME TRE VIKTIMA NË ATHINË/ Policia greke në kërkim të kokave të mëdha të bandave shqiptare
Home
Breaking News

SHERRI ME TRE VIKTIMA NË ATHINË/ Policia greke në kërkim të kokave të mëdha të bandave shqiptare

4 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përplasja e përgjakshme në qendër të Athinës mes bandave shqiptare mbrëmjen e së shtunës, 2 korrik, tronditi mbarë vendin fqinj dhe jo vetëm.

Nga përleshja ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë dhe të plagosur 3 persona mes tyre dy efektivë policie, kanë dalë në pah të “palarat” e bandave shqiptare që vepronin në Athinës.

Sipas autoriteteve greke 2 nga 3 shqiptarët e vrarë, konkretisht Adil Tefa nga Korça 48 vjeç dhe Gëzim.A 46 vjeç rezulton të jenë arrestuar 2 herë në tetë muajt e fundit për trafikim droge.

Ekspertët e kriminalistikës në Greqi flasin për dy anëtarë të një organizate kriminale, të cilët edhe pse ishin arrestuar shumë herë, qarkullonin të lirë nëpër Athinë.

Sipas autoriteteve greke 46-vjeçari që u qëllua dhe më pas u përplas nga “Benzi” arrestuar në të kaluarën shtatë herë për krime që variojnë nga trafiku i drogës deri te grabitja dhe mbajtja e armëve pa leje, ndërsa 48-vjeçari i armatosur, kriminel i nivelit më të ulët sipas medieve greke ka një historik të gjatë në grabitje shtëpish dhe vrasje.

Për policinë greke tashmë është e qartë ajo që ndodhi në Kato Patisia .

Dy të vdekurit shkuan në rrugën Kourtidou për të “biseduar” me pistoleta.

46-vjeçari, besonte se 48-vjeçari i armatosur e kishte tradhtuar dhe se tashmë bashkëjetesa e tyre në të njëjtën bandë ishte e pamundur.
Njëri nga të dy duhej të fshihej nga harta.

Në fund të dy u vranë, ndërkohë një person i tretë e pagoi me jetë konfliktin mes dyshes.

Protothema.gr raporton se nëntë persona në total pjesë në përleshjen e përgjakshme në qendër të Athinës.

Tre ndërruan jetë dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohen.

Gjithashtu, policia po kërkon të gjejë kokat e mëdha që komandojnë bandat shqiptare të drogës që po pushtojnë Athinën

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË ITALI/ Shkëputet akullnaja, 6 aplinistë të vrarë dhe 9 të plagosur, 16 persona ende të zhdukur
Previous article TRONDITET DANIMARKA/ Sulm me armë brenda qendrës tregtare, shënohen disa viktima

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT