• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital

8 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier në dhomën e ajrimit. Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje.

Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.

Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime informacioni nga burgu Fier pohojnë se një prej tyre ka qenë në paraburgim, ndërkohë që stafi drejtues i burgut është thirrur me urgjencë për të shqyrtuar situatën.

Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit sikurse nuk bëhen të ditur edhe emrat e dy të plagosurve apo të personave që janë përfshirë në konflikt, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit për të sqaruar ngjarjen dhe masat e marra pas incidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi
Previous article FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës Aktualitet

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT