• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI “SKËTERRË”/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi
Home
Aktualitet
Kronikë

ME SHPEJTËSI “SKËTERRË”/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

8 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Siguria rrugore vijon të jetë në fokusin e Policisë së Shtetit, e cila ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe interurbane përmes përdorimit të mjeteve inteligjente. Vetëm gjatë javës së fundit janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë, ndërsa në disa raste drejtuesit kanë lëvizur me shpejtësi deri në 230 km/h.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi nga terreni masat e marra nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Gjatë inspektimit në aksin interurban kryesor Rrogozhinë-Durrës, Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri të ditur se Policia po përdor mjete inteligjente për monitorimin automatik të shpejtësisë.

Sipas Vatocit, pajisje të ngjashme janë të dislokuara në akset kryesore rrugore në të gjithë vendin, përfshirë Rrugën e Kombit, me qëllim evidentimin e automjeteve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë.

“Jemi dislokuar në aksin rrugor, në rrugën interurbane kryesore Rrogozhinë-Durrës. Është një mjet inteligjent që e mat shpejtësinë në mënyrë automatike. Kemi edhe të tjera në të gjithë territorin e vendit, të ngjashme, që janë të dislokuara në akset kryesore të vendit, në Rrugën e Kombit, por edhe në akset e tjera kryesore rrugore, që evidentojnë çdo mjet që tejkalon normat e shpejtësisë. Është e nevojshme që, në vazhdimësi, ne të operojmë me këto mjete inteligjente në dinamikën e përditshme të punë”, u shpreh Vatoci.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, kërkoi intensifikimin e kontrolleve dhe paralajmëroi se shkeljet do të evidentohen përmes teknologjisë së përdorur nga Policia Rrugore.

Sipas tij, Policia po përdor Poliscane, radarë dhe dronë, të cilat mundësojnë identifikimin e shkeljeve në rrugët kryesore dhe interurbane.

“Siguria rrugore ngelet përparësi e Policisë së Shtetit dhe, siç e shikoni, ndodhemi me mjetet inteligjente të vendosura në rrugë, me qëllim që të bëjmë të mundur evidentimin e të gjitha shkeljeve dhe problematikave që hasim në përditshmërinë tonë. Policia Rrugore është e vendosur që të gjitha shkeljet të evidentohen me mjetet inteligjente, me ato të cilat kemi në përdorim, siç është Poliscani, apo edhe mjetet e tjera, radarë dhe dronë. Të gjitha këto mjete inteligjente që ne kemi në përdorim do të bëjnë të mundur që të ndëshkohen shkelësit për të gjitha shkeljet që kryejnë në rrugët kryesore dhe interurbane. Përgjatë kësaj jave, mjetet inteligjente kanë vendosur 1.100 masa administrative për shkelje të tejkalimit të shpejtësisë, që variojnë deri në 230 km/h”, deklaroi Hita.

Sipas tij, në të gjithë vendin, 1,075 drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit pasi kanë humbur të gjitha pikët, ndërsa 1,060 raste janë proceduar për drejtim të automjetit pa leje drejtimi. Hita bëri me dije se një tjetër masë që pritet të vihet në zbatim është aktivizimi i kamerave të Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor.

“Ndërkohë, gjatë një viti, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë 1.075 drejtues automjetesh, të cilëve iu është hequr leja e drejtimit, pasi iu kanë mbaruar pikët e lejes së drejtimit. Njëkohësisht, kemi edhe 1.060 raste të proceduara për mospasjen e lejeve të drejtimit. Këto janë me të vërtetë shifra alarmante dhe na bëjnë të kthejmë vëmendjen dhe fokusin kryesor tek siguria rrugore. Së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, të cilat do të integrohen në sistemin e Policisë dhe, në këtë mënyrë, do të kemi një kontroll dhe një çekim më të saktë të të gjitha shkeljeve dhe të gjitha problematikave që do të hasim në rrugët kryesore interurbane”, theksoi ai.

Hita shtoi se qëllimi i Policisë nuk është vetëm ndëshkimi i shkelësve, por mbi të gjitha ndërgjegjësimi i drejtuesve të automjeteve dhe parandalimi i aksidenteve me pasoja fatale.

Në fund, kreu i Policisë së Shtetit u bëri apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke kërkuar që të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike dhe të mos tejkalojnë normat e shpejtësisë.

“Nuk është në fokusin tonë që ne vetëm të evidentojmë shkelje, në fokusin tonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët, të parandalojmë këto shkelje rrugore dhe të mos kemi aksidente fatale. Ju bëjmë apel dhe thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin telefonin celular, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, të mos tejkalojnë normat e shpejtësisë, pasi shpejtësia vret. Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar më shumë“, deklaroi Hita.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja
Previous article SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital Aktualitet

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik Aktualitet

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT