Një 58-vjeçar me iniciale K.T. është arrestuar nga policia në Bulqizë ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij. Policia bën me dije se dy djemtë e tij janë përplasur me dy persona të tjerë. Në momentin kur punonjësi i policisë ka shkuar në vendngjarje 58-vjeçari i ka kundërshtuar me dhunë.
“Në Bulqizë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë vënë në pranga shtetasin K. T., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit F. T. dhe A. T., banues në fshatin Zogje. Policia gjatë kontrollit në banesë të shtetasit K. T., gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe 4 armë të ftohta (thikë).
Dy vëllezërit F. T. dhe A. T., janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë dhe kur ka shkuar punonjësi i Policisë së zonës për të sqaruar rrethanat e konfliktit, babi i dy vëllezërve ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.


