• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e 16-vjeçarit të dhunuar: 3 persona m’u afruan pasi dola nga shkolla…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e 16-vjeçarit të dhunuar: 3 persona m’u afruan pasi dola nga shkolla…

12 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur mes disa adoleshentësh në afërsi të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, në lagjen 10 të qytetit të Korçës.

16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur pas sherrit ka dëshmuar para policisë se sapo ka dalë nga shkolla 3 persona i janë afruar me makinë duke e ofenduar dhe më pas dy prej tyre e kanë sulmuar.Ai tregoi se një prej tyre nxori thikën, por ai u mbrojt, por megjithatë u dëmtua në fytyrë.

“Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte R.I që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova në marketin afër shkollës dhe kërkova ndihmë”, dëshmoi 16-vjeçari.

Nga ana tjetër, jashtë kamerave kanë folur edhe dëshmitarë të ngjarjes të cilët kanë treguar detaje.

“Sapo kishte mbaruar mësimi, kur erdhi një nxënës që po mbante dorën në fytyrë por gjaku vazhdonte ti rridhte. Na kërkoi kartëpeceta dhe u ul tek trotuari. I dhamë ujë për ta qetësuar dhe brenda pak minutash ambulanca e mori. Një kalimtare e rastësishme kishte parë targën e makinës së autorëve dhe ja dha policisë. Dëgjuam nga nxënësit e tjerë që konflikti kishte ndodhur kot, pa asnjë motiv”, tregoi një dëshmitare.

Pak më parë sipas policisë u shoqëruan në komisariat edhe dy persona të tjerë. Nga dëshmia që pritet të japin në polici do të zbardhet ngjarja e sotme që la të plagosur në fytyrë adoleshentin.

Një nga shtetasit e përfshirë në konflikt është një emër i dëgjuar për policinë me inicialet R.I i përfshirë edhe më parë në të tilla ngjarje që e kanë çuar edhe pas hekurave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAGAT I DYFISHUAT, NE NA VARFËRUAT"/ Pensionistët sërish protestë
Previous article "MBËSHTETJA PËR UKRAINËN DUHET TË VAZHDOJË"/ Rutte: Lidhjet e Rusisë me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, kërcënim për paqen

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT