Sipas “The Sun”, para pak ditësh, një faqe e Komedisë Europiane shkruante se ballkanasit nuk e kanë problem koronavirusin pasi e kanë gati kurën, rakinë.
Ai jetonte në Wuhan kur u godit nga virusi rreth dy muaj më parë dhe shkoi në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe kollë të rëndë.
“Përdora një sprajt, që më ndihmonte të kontrolloja kollën dhe kam pirë uiski të nxehtë me mjaltë derisa iku. Është një metodë e vjetër, që funksionon. Refuzova të përdor antibiotikët e mjekut për shkak se nuk doja të merrja ilaçe”, është shprehur ai.
Reed ka tre vite në Kinë, kurse në Wuhan është vendosur prej gjashtë muajsh.
Ai tashmë ka dalë nga spitali pasi u shërua dhe ka thënë se është shembulli që virusi mund të shërohet.



