• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBJELLJA E PEMËVE NË LIQENIN E FARKËS/ Veliaj: Nga landfill e kthyem në hapësirë të gjelbër
Home
Sociale

MBJELLJA E PEMËVE NË LIQENIN E FARKËS/ Veliaj: Nga landfill e kthyem në hapësirë të gjelbër

3 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Pas Liqenit Artificial, qytetarët e Tiranës kanë edhe një tjetër mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët, atë tek Parku i Farkës. Katër vite më parë kjo zonë i ngjante një landfilli mbetjesh, ndërsa sot është kthyet në një destinacion turistik për qytetarët, por edhe për të apasionuarit pas sporteve. Nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve iu bashkua edhe këngëtari e kantautori i njohur shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, mori pjesë në aksionin e mbjelljes së 100 pemëve të blirit në këtë park.

“E nisëm bashkë këtë mëngjes në një nga zonat më të bukura të Tiranës, si liqeni i Farkës, për disa arsye: së pari, sepse shoku ynë, Genti, super artist, një roker i vërtetë, na dëshmoi që është po aq i aftë me lopatën sa edhe me kitarën. Besoj se secili prej nesh kujton rrënjët e veta. Asnjë nuk ka lindur as në Bllok as në skenë, të gjithë kemi lindur në familje të thjeshta, me origjinë nga zona rurale, nga fshati. Patjetër që e shijojmë jetën urbane, por nuk e kemi harruar lidhjen me natyrën. Dhurata që na ka bërë Genti sot, me 100 pemë bliri në liqenin e Farkës, është një dhuratë që edhe kur të mos merremi me këtë punë, edhe kur të kemi dalë në pension, këto pemë do të mbeten këtu”, tha Veliaj.

Kantautori Eugent Bushpepa vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës që synon të shtojë “mushkëritë” e kryeqytetit. “Më bëhet qejfi që edhe unë jap kontributin tim, sado të vogël, për t’i shtuar diçka mushkërive të Tiranës”, shtoi ai. Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se këtë vit do të punohet për përfundimin edhe të pjesës së mbetur të pistës dhe pedonales përgjatë liqenit, duke shtuar edhe më shumë hapësirat e aksesueshme për qytetarët.

“Më vjen mirë që në këto 4-5 vite, një liqen i cili ishte kthyer në landfill për Tiranën, është gjelbëruar, është bërë gjysma e pistës dhe këtë vit do të punojmë për gjysmën tjetër, që do të dalë edhe më e gjatë se liqeni i Tiranës. Mosha e prindërve tanë krenohej sesi mori një hapësirë të zhveshur dhe e ktheu në liqenin e Tiranës. Por, nuk ndodhi brenda natës. Ndodhi përditë nga pak. Me shokë të mirë si Eugenti ndihem më optimist që do ta bëjmë më shpejt sesa gjenerata e prindërve tanë një histori suksesi”, tha Veliaj. Për këtë, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve jo vetëm për mirëmbajtjen e hapësirave, por edhe për të kontribuar në shtimin hapësirave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËROHET NGA KORONAVIRUS/ Ja çfarë ka përdorur 25-vjeçari nga Britania
Previous article "DO TË DONIM TË ISHIM NË MOSHËN..."/ Ja cilat janë vitet më të mira të jetës sipas shkencës

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT