• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËRIMI I INFEKSIONEVE TË BAJAMEVE/ Çfarë duhet të përdorni
Home
Shëndet

SHËRIMI I INFEKSIONEVE TË BAJAMEVE/ Çfarë duhet të përdorni

19 December, 2021 s.autor Shëndet

Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve. Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit. Infeksionet e bajameve shkaktohen kryesisht nga bakteret nëpërmjet ushqimeve të konsumuara por edhe ajrit të ndotur. Sipas të dhënave bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat. Infeksionet shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve.

Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit. Ekspertët nuk përjashtojnë as humbjen e dëgjimit, vështirësi në të folur, dhimbje të veshit dhe erë të keqe të gojës.

Kurat Natyrale Për Shërimin E Bajameve
Gjyshet tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme.

Gargarë Me Sodë Buke
Ky trajtim është një ndër më të rëndësishmit për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët. Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke.Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet. Vërviteni në gojë tretësirën dhe më pas hidheni në lavaman. Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë. Një alternativë tjetër shumë e praktikuar nga nënat shqiptare është lyerja e bajameve me sodë buke duke përdorur gishtin tregues,. Por duart duhen desinfektuar mirë me alkol para dhe pas aplikomit.

Mjaltë Me Hudhër
Për këtë trajtim ju nevojiten një lugë gjelle me mjaltë dhe 4 thelbinj hudhër të shtypur fort. Ato duhen përzier në 250 ml ujë. Kjo tretësirë duhet pirë 3 deri në 4 herë në ditë për 4 ditë me rradhë. Në fillim duhet të pini gjysmën e gotës së lëngut dhe më pas të hani grimcat e mbetura në fund të gotës. Hudhra ju mbron me efikasitet ndaj infeksioneve dhe zbut enjtjen e bajameve.

Borzilok Dhe Limon
Zieni 10 deri në 12 gjethe borziloku në rreth 400 ml ujë. Lërini të ziejnë për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni lëngun e një limoni, një lugë çaji me mjaltë dhe 2 gramë piper të zi. Kjo kurë duhet pirë tre herë në ditë për 2 deri në 3 ditë.

Kripë Dhe Piper Të Zi
Piperi i zi shpërbën me efikasitet sekrecionet dhe largon infeksionet. Sipas informacioneve kripa shërben si disinfektues ndërsa limoni lufton bakteret. Në një tenxhere hidhni 250 ml ujë, shtoni një lugë gjelle me lëng limoni, një lugë çaji me piper kokërr dhe një majë luge çaji me kripë. Pasi të kenë zier së bashku për 5 minuta, kullojeni çajin dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë. Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë, çdo ditë deri sa bajamet të shërohen plotësisht. Një tjetër çaj i rekomandueshëm për shëndetin e bajameve është edhe ai me xhenxhefil, mjaltë dhe limon. Ky çaj lufton bakteret, inflamacionin dhe rrit rezistencën e trupit ndaj këtij problemi./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTOHEJ TITULLAR NDAJ INTERIT/ Mbetet ende mister mungesa e Frederik Veselit
Previous article SHTRËNGOHEN MASAT/ Omicron vështirëson udhëtimet në Europë

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT