• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTRËNGOHEN MASAT/ Omicron vështirëson udhëtimet në Europë
Home
Nderkombetare

SHTRËNGOHEN MASAT/ Omicron vështirëson udhëtimet në Europë

19 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Përhapja e variantit të ri Omikron ka rritur shqetësimin në Europë dhe shumë vende kanë shtrënguar masat. Kudo udhëtimet këtë fundvit nuk do të jenë të lehta. Gjermania pritet të shtrëngojë masat e hyrjes.

Shqetësimi para përhapjes së variantit Omikron ka rritur shqetësimin edhe në Gjermani. Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane pas një konsultimi të shtunën, (18.12.) kërkuan nga federata që të ashpërsojë rregullat e hyrjes në Gjermani për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, se “nëse hyrja në vend bëhet më e sigurtë, kjo ndihmon që të mos përhapet kaq shpejt varianti Omikron.” Shoqëria Gjermane e Spitaleve paralajmëroi nga krijimi i gjendjes së emergjencës në klinika.

Pas konsultimit, ministrat e landeve kërkuan nga federata që në të ardhmen nga mosha 6 vjeç të kërkohet një test PCR negativ para hyrjes në Gjermani, e ky nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Testi antigjen nuk duhet të pranohet më pas kësaj. Kërkesa e tyre zgjerohet; testi PCR duhet kërkuar edhe nga ata udhëtarë që hipin vetëm në një aeroport gjerman. Kreu i konferencës së ministrave të Shëndetësisë, Klaus Holetschek (CSU), tha se “pasagjerët rrinë ulur me orë në një avion, dhe virusi nuk bën dallim mes pasagjerëve që janë tranzit ose vetëm dalin nga aeroporti”.

Austria ashpërson masat
Austria po ashpërson masat për të ulur përhapjen e variantit Omikron në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Vjenë, nga e hëna (20.12) në vend mund të hyjnë vetëm qytetarë me vaksinim tri herë ose të shëruarit nga Corona. Kush nuk ka marrë vaksinën përforcuese duhet të paraqesë një test PCR. Ndryshe udhëtarët duhet të futen në karantinë. Ajo merr fund, nëse pas udhëtimit kryhet një test PCR, i cili del negativ. Nga rregullorja përjashtohen shtatzënat dhe persona që nuk munden për arsye shëndetësore.

Nga ana tjetër Zvicra po i lehtëson masat. Por duhet theksuar, se në këtë vend nga fillimi i dhjetorit ka qenë në fuqi rregullorja për hyrjen vetëm me test PCR edhe për të vaksinuarit, nga 20 dhjetori mjafton vetëm një test i shpejtë antigjen 24 orë më parë për të hyrë në Zvicër. Të vaksinuarit e të shëruarit nuk kanë nevojë të bëjnë një test të ri të dytë pas katër osë shtatë ditësh. Rregullorja mbetet në fuqi për të pavaksinuarit.

Ndërkohë qeveria gjermane ka shpallur zona të reja të rrezikut të lartë të virusit. Nga e diela Danimarka, Norvegjia, Franca dhe Andorra janë në listën e zonave të rrezikut, bëri të ditur Instituti Robert Koch. Kjo vlen edhe për Libanin. Kush vjen nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është i vaksinuar plotësisht apo i shëruar, duhet të futet 10 ditë në karantinë në Gjermani, dhe vetëm pas pesë ditësh mund të lirohet me një test negativ./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËRIMI I INFEKSIONEVE TË BAJAMEVE/ Çfarë duhet të përdorni
Previous article ISMAIL KADARE RIKTHEHET NË GJIROKASTËR/ Shëtitje me bashkëshorten në kalldrëmet e "qytetit të gurtë"

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT