• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHËRBIMI I TMERRSHËM, PAMJA E KËNDSHME/ Kjo s’ishte hera e parë: Historiku i dhunshëm i pronarit të lokalit në Porto Palermo
Home
Breaking News

SHËRBIMI I TMERRSHËM, PAMJA E KËNDSHME/ Kjo s’ishte hera e parë: Historiku i dhunshëm i pronarit të lokalit në Porto Palermo

17 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lajmi i turistëve spanjollë që u sulmuan fizikisht nga pronari i lokalit ku drekuan në Porto Palermo dhe u terrorizuan nga ai kur u larguan prej andej përflitet prej ditësh. Vetëm pak orë më parë u publikuan pamjet e tmerrshme të Mihaj Kokëdhimës që, i hedhur sipër furgonit të turistëve, çan me duar xhamin e parmë.

Do të donim të thonim se bëhet fjalë për një rast i padëgjuar, por s’është e vërtetë. Restoranti ku ndodhi incidenti i shëmtuar ka ndër përshtypjet më të këqija në TripAdvisor. Ndër komentet e lëna, zbuluam se së pari, restoranti nuk respekton ligjin pasi nuk u ofron menu klientëve. Së dyti, pronari Kokëdhima është konfliktuar edhe me klientë të tjerë, që për fat të mirë, nuk e pësuan si turistët spanjollë, por mbetën me të njëjtën shije të hidhur në gojë.

“Kushdo që shkon këtu, me shumë mundësi do të sulmohet nga pronari. Herën e parë që shkuam në plazh, pronari po përleshej me një çift që guxoi të ulej në të njëjtin shezlong. Djalit iu thye hunda dhe u gjakos tërësisht. Herën e dytë, pronari u zu me një çift tjetër, që ishin shokët tanë. Policia arriti fiks në kohë, para se pronari të nxirrte armën. Edhe miq të tjerë tanët që kanë qenë këtu, kanë pasur të njëjtën përvojë të tmerrshme. Ushqimi ishte i keq dhe i shtrenjtë, edhe pse kushton sa në një hotel me pesë yje[…]”

“Ky restorant nuk më bëri as mua, as familjen time të ndihemi të mirëpritur. Unë, gruaja ime, prindërit e mi dhe të gruas (që janë shqiptarë) shkuam në plazh dhe vendosëm çadrën buzë detit. Po prisnim që të vinte kamarieri e të na sillte një menu a të na kërkonte lekët. Por jo, erdhi pronari, na bërtiti, hodhi mamin tim nga shezloni i saj, i hodhi çantën dhe peshqirin, më pështyu mua dhe gjuajti kunatin tim me gju. Familja e gruas sime që është vendase u tremb. Po të isha në vendin tim, do t’i isha kthyer, por s’isha. Ka vende të tjera të mrekullueshme pak minuta larg. Mos ia bëni këtë vetes e familjes. Shmangeni.

Ndërsa komentet e mëposhtme vërtetojnë se menu s’ka dhe se çmimet janë më të larta se tregu, ndonjëherë posaçërisht sepse klienti është turist. Gjithashtu, restoranti e prezanton peshkun e rezervatit si peshk të egër. Në rast se klientët konfrontojnë dikë, situata del jashtë kontrollit shumë shpejt.

“Shërbim i tmerrshëm, pamje e këndshme.
Ne porositëm ujë dhe verë të parë. Vera s’ishte dhe aq e mirë. Çmimi i zakonshëm ishte 250 lekë, ne paguam 400, thjesht sepse ishim turistë. Iu ankuam banakierit, që tha thjesht se ishte dita e tij e dytë e punës. Mos shkoni këtu.”

“Në fillim, gjithçka ishte mirë: det i shkëlqyer, ujë i pastër, aromë peshku, por, s’kanë menu, nuk specifikojnë çmime dhe nuk zgjedh dot çfarë do të hash. Të shërbejnë vetëm peshk në zgarë me sallatë dhe verë. Pronari s’do që të zgjedhësh: do që të shesë peshkun e tij sa më shtrenjtë të jetë e mundur. Peshku merret drejtpërdrejt nga peshkatari (i cili paguhet shumë pak) që ndodhet përpara restorantit dhe vendoset në zgarë shkurtimisht më pas (duhet të presësh gjatë ama). Situata përkeqësohet. Në tavolinë të sjellin një shishe verë, pa të pyetur dhe nëse e refuzon, ata mërziten. Në fund, fatura është e pajustifikueshme: thuajse 3-4 herë më e lartë se çmimet reale në Shqipëri. Pronari tenton të shesë peshk rezervati për peshk të egër. Nuk të pyet çfarë madhësie e do peshkun, nuk ta tregon para se ta gatuajë, s’thotë asgjë, vetëm të kërkon lekët. Gjeni një vend tjetër për të ngrënë.”

“Shkova te ky restorant me mendje të hapur. S’kisha lexuar përshtypje në internet, na pëlqeu pamja dhe dekori. Kamarieri ishte miqësor – na trego peshk të freskët. Pyeta për çmimin (jo peshën) dhe më thanë çmimin për një peshk. Ushqimi ishte i ngrënshëm, por cilësia më e keqe që kam provuar në Shqipëri. Në faturë, reflektohej çmim tjetërpërtjetër nga ç’më tha kamarieri. Pasi lexova përshtypjet, pashë se e bënte shpesh këtë. Pamja dhe dekori janë e vetmja gjë pozitive.

“Stafi dhe pronari janë të pasjellshëm. S’është aspak si vendet e tjera tejet mikpritëse në Shqipëri. Shmangeni nëse mundeni.”

“Shmangeni me çdo kusht. Është një grackë për turistët, s’kanë listë çmimesh dhe gatimet janë më të shtrenjta se zakonisht dhe mbi të gjitha, pronari është i dhunshëm.”

Duke pasur parasysh të tilla shkelje dhe duke pasur parasysh prezencën e përsëritur të policisë në restorant si pasojë e sjelljes së dhunshme të pronarit, a nuk duhej bërë diçka? A nuk duhet ta kishin kuptuar deri tani autoritetet se diçka nuk shkon dhe duhen marrë masa? Le të jetë kjo hera e fundit që dikush paguan dyfishin e çmimit thjesht sepse është turist, një nga ata turistët që kërkojmë me kaq ngul. Kjo s’është hera e parë që Mihal Kokëdhima terrorizon klientët, por shpresojmë shumë të jetë e fundit./Anabel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET TI PROVONI PËRSËRI/ Manikyri french është rikthyer pas shumë kohësh
Previous article ËSHTË TIFOZE E "ZJARRTË" E LAZIOS/ Bukuroshja "TËRBON" fansat me FORMAT e saj BOMBASTIKE (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër Aktualitet

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT