2020 ishte u bë viti i “surprizës” politike, ulja në tryezën e përbashkët pas 1 viti ngërçi politik midis mazhorancës dhe opozitës. Mbledhjet e PD me kryesinë dhe aleatët e saj nuk paskan qenë për protesta por për tu ulur në tryezë me PS për të diskutuar reformën zgjedhore.
Ajo që nuk u arritë për 1 vit rresht edhe pse Rama e ftonte Bashën sa me letra e sa me thirrje publike. Basha e arriti vetëm me pak orë ku doli para kamerave ashtu i “qeshur” dhe tha, se kishte mandatuar Oerd Bylylkbashin nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI për të negociuar me mazhorancën sa i përket reformës zgjedhore.
Ky “hap” i madh i bërë nga opozita nuk erdhi nga ata vetë, burime thonë se rol të madh në këtë çështje dialogu luajti ambasada Britanike në Tiranë.
AlpeNews.al


