*Alfred Peza
Kush e mendonte se do vinte edhe një ditë si kjo e sotmja, jo vetëm në historinë e politikës shqiptare!
Pas plot 75 vjetësh nga fitorja e frontit antifashist dhe 27 vjetësh nga fitorja e frontit antikomunist, në Shqipëri do të krijohej edhe një front i ri.
Sot, më 23 prill 2019, liderët e disa partive opozitare në Shqipëri, krijuan: Frontin Antizgjedhje. Ose Frontin Antimdemokratik!
Një front i panjohur, i paparë, i padëgjuar dhe i pamenduar kurrë më pare në historinë e pluralizmit.
Që nga koha e Aristotelit të Athinës së lashtë, i cili e përkufizoi demokracinë si përligjie të qeverisjes nga shumica dhe deri tek demokracia bashkëkohore (consociational democracy) e politologut hollandez Arend Lijphart, njerëzimi nuk ka njohur kurrë një ndërmarrje si kjo e liderëve të opozitës sonë të vjetër.
Vendimin për të mos marrë pjesë në një garë elektorale, për shkak se e duan pushtetin në tavolinë nga frika e humbjes në zgjedhje, vetëm Lulzim Basha, Monika Kryemadhi & Co, mund ta firmosnin me një skenë të denjë për diçiturën: “Të dh***r por krenarë”!
Hapi i hedhur sot nga “Opozita e Bashkuar”, do të kujtohet gjatë, si e “marta e zezë e Frontit Antidemokratik në Shqipëri!”