Ditën e djeshme u proceduan penalisht 10 zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës për abuzim me tenderat dhe shpërdorim detyre.
Midis tyre edhe Aleksandër Lipivani, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.
Për Lipivanin u vendos masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Me të hedhur një sy në profilin e Lipivanit duken qartë mardhëniet e tij të shkëlqyera me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ish kryetarin e saj Ilir Meta.
42 vjeçari u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës në 4 nënton 2016 si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës.
Ja për shembull ne një foto me ish-Kryetarin e LSI Ilir ndër të tjera dallohen edhe komentet “Vetëm fitore Lsi” ose shaka të tipit “Shefi u dobësua, t’i la vuajtjet ty” lidhur me shëndetin e ish Drejtorit Aleksandër Lipivani dhe Presidentit aktual Ilir Meta.
Alpenews.al



