• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA NIS HETIMET PËR ORIGJINËN E COVID-19/ Ja çfarë zbuluan ekspertët
Home
Jetë

SHBA NIS HETIMET PËR ORIGJINËN E COVID-19/ Ja çfarë zbuluan ekspertët

25 May, 2021 s.autor Jetë

ShBA bëri thirrje që faza e dytë e hetimeve për origjinën e COVID-19 të jetë transparente në mënyrë që t’u mundësohet hetuesve ndërkombëtarë të kryejnë vlerësime të pavarura mbi këtë çështje të kontestuar. Kjo temë u diskutua gjatë takimit vjetor ministror të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara theksuan kërkesën që ekspertët ndërkombëtarë të lejohen të vlerësojnë burimin e koronavirusit në ditët e para të shpërthimit të sëmundjes në kuadër të fazes së dytë të hetimit mbi origjinën e virusit.

“Faza e dytë e studimit mbi origjinën e COVID duhet të fillojë me një metodologji më transparente, të bazuar në shkencë dhe që u jep ekspertëve ndërkombëtarë pavarësinë për të vlerësuar plotësisht burimin e virusit dhe ditët e para të shpërthimit të pandemisë”, tha Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Xavier Becerra, gjatë një video mesazhi në kuadër të takimit vjetor të Organziatës Botërore të Shëndetësisë.

Sekretari Becerra nuk e përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë Kinën, vendin ku u idenfikua rasti i parë me COVID-19 në qendrën e qytetit Wuhan në dhjetor 2019.

Sipas shtypit amerikan, agjencitë amerikane të zbulimit po vlerësojnë disa informacione se studies në laboratorin e virologjisë në Kinë ishin sëmurë rëndë më 2019, një muaj para rastit të parë të identifikuar me COVID-19, ndonëse ende nuk ka prova që virusi të ketë dalë nga ndonjë nga ndonjë laborator.

Një ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian mohoi njoftimet e shtypit se tre studiues të Institutit të Virologjisë në Wuhan ishin sëmurë në nëntor 2019 dhe se kishin kërkuar ndihmë mjekësore, duke hedhur dyshime për lidhje mes sëmundjes së tyre dhe origjinës së koronavirusit.

“Instituti i Virologjisë në Wuhan nuk është ekspozuar ndaj COVID-19 para 20 dhetorit 2019 dhe të dhënat tregojnë për zero të infektuar mes stafit dhe studentëve. Prandaj, raporti që ju përmendët për tre njerëz që u sëmurën në institut është krejtësisht i pavërtetë”, tha ai gjatë një konference.

Në një raport të muajit mars të hartuar në bashkëpunim me shkencëtarë kinezë pas qëndrimit për katër javë të një ekipi të OBSH-së në Wuhan, thuhet se virusi ka shumë mundësi të jetë transmetuar nga lakuriqët tek njeriu përmes një kafshe tjetër, ndërsa një incident laboratorik u cilësua si një mundësi më e pamundur.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasareviç, tha dje se agjencia po rishikon rekomandimet teknike të raportit.

“Ekipet teknike do të përgatisin një propozim për studimet e ardhshme që do të duhet të kryehen, të cilin do t’ia paraqesin drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së për shqyrtim”, tha ai.

Nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të sigurara nga Universiteti Johns Hopkins në botë janë identifikuar 167,357,758 raste ndërsa 3,474,911 persona kanë humbur jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "USHQIMI ËSHTË..."/ Mësoni kush janë shenjat e horoskopit që gatuajnë më mirë
Previous article E RËNDË/ Pëson hemorragji në tru pas vaksinimit me AstraZeneca, humb jetën modelja britanike në Qipro

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT