• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA: Greqia ka një rol stabilizues në rajon
Home
Botë

SHBA: Greqia ka një rol stabilizues në rajon

25 October, 2017 Redaktor2 Botë, Politikë

Greqia duket se ka promovuar me një lëvizje të vetme imazhin dhe kredibilitein e vet në botë, të dëmtuar rëndë pas krizës financiare të vitit 2008. Ndonëse në krye të vendit është një kryeministër që vjen nga një ideologji e ekstremit të majtë, dyert e zyrave të rëndësishme në botë po hapen për të dhe në këtë kuadër duhet parë një zhvillim që patjetër influencon edhe mbi Shqipërinë.

Vizita e kryeministrit Alexis Tsipras në SHBA ka rëndësi edhe për rajonin në tërësi, pasi ajo në një farë mase është tregues për leximin e politikës së kësaj administrate të SHBA në Ballkan. Ai u prit nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe pati aktivitete të zgjeruara në disa nivele. Nënshkrimi i marrëveshjes 2.4 miliardë dollarë dhe rakordimi për bazën e Soudas e kanë ristabilizuar partneritetin strategjik greko-amerikan për ta kthyer në vitet e veta më të mira. Përtej paradoskit që ky zhvillim merr jetë me një kryeministër që ndan ide antiamerikane, duhet thënë se shtysën për intensfikimin e raporteve po e ndërmarrin amerikanët dhe kjo duket nga një aktivizim i pazakontë i tyre në mediat greke.

Pak javë më parë ishte ambasadori amerikan Geoffrey Pyatt që theksoi se Greqia është shtyllë e stabilitetit në Ballkan.

Sot është shefi në detyrë i Protokollit të Shtëpisë së Bardhë, Michael Karloutsos që në një intervistë për gazetën “Kathimerini” përsërit qëndrimin e Washingtonit. Sipas tij një aryse pse Greqia erdhi në vëmendjen e administratës Trump është partneriteti i saj me Egjiptin dhe Izraelin, tezë kjo e nënvizuar me forcë nga një tjetër lobues me peshë, kreu i Kongresit Hebrejo – Amerikan, David Harris.

“Greqia ka një rol stabilizues në një rajon të ndjeshëm dhe të paqëndrueshëm…Përdorimi i bazës së Soudas është esencial për SHBA-të. Ne jemi mirënjohës ndaj popullit grek për këtë bashkëpunim që është me rëndësi kyçe për marinën amerikane dhe forcat e saj që veprojnë në Mesdheun Lindor…Greqia vlerësohet shumë në Kongres. Duhet shtuar se aleancat strategjike me Izraelin dhe Egjiptin kanë ndihmuar që Greqia të ketë avokatë të fortë në Kongres”, shprehet zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Duket se Greqia është llogaritur në ekuacionet amerikane të sigurisë në Mesdhe si një partner që nuk mund të neglizhohet për nga pozita e vendit në kushtet e një acarimi me Turqinë dhe prezence përherë e në rritje të Iranit dhe Rusisë në Siri. Një koniunkturë shumë fatlume edhe për kryeministrin aktual grek që sjell në shtëpi një paketë të mirë financiare, mbështetje politike të nivelit më të lartë ndërkohë që sondazhet e nxjerrin atë jo mirë. Kjo klimë do të ketë efektet e veta në rajon dhe duke parë qëndrimin e ndryshuar për çështjen e emrit të Maqedonisë, mund të kuptohet se diçka po lëviz.

Pozita e re greke mund të ketë ndikim edhe në qëndrimet ndaj Shqipërisë dhe negociime me të. Se në cilën përmasë dhe për çfarë kjo mbetet për t’u parë, por fakt është se Tirana zyrtare nuk ka më atë akses që ka patur në Shtëpinë e Bardhë. Dhe kjo nuk është pak për vende si këto të rajonit tonë që e ushtrojnë “sovranitetin” nga prehëri i më të mëdhenjve. Për t’u përmendur nga intervista e Karloutsos është edhe vlerësimi prej tij i miqësisë me kongresmenin Gus Bilirakis, që është i njohur për lexuesit e mediave shqiptare si person kontakti i komunitetit himarjot të Amerikës që lobon vazhdimisht për çështjet e pronave në bregdet.(Respublica)

http://www.ekathimerini.com/222690/article/ekathimerini/comment/washingt…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAMDI JUPE: Nuk kanë dalë akoma pensionet
Previous article VUK JEREMIÇ ka një lajm të madh për Kosovën

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT