• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAMDI JUPE: Nuk kanë dalë akoma pensionet
Home
Blog

HAMDI JUPE: Nuk kanë dalë akoma pensionet

25 October, 2017 Editor Blog

Për të gjithë të interesuarit për pensionin suplemetar, e ndiej detyrim shoqëror e moral t’ju njoftoj se sapo u ktheva nga “Banka Kredins”, agjencia te Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë, ku pyeta se përse nuk po na derdhet pensioni suplemantar në llogarinë bankare. Më pare kisha pyetur te agjencia e po kësaj banke te rruga “Komuna e Parisit”, te Lagja pese. Por duke qenë gazetar në profesion, unë e dua lajmin nga dy burime, që të jetë i saktë.
U thashë te banka: Mos vallë nuk kam berë deklaratën e gjalleses, që nuk po na i japin paratë? U bënë gjashtëmbëdhjete ditë sot, qe nga data dhjetë tetor, që duhet të kishim marrë pensionin. Por prapë nuk kishte gjë në bankë. Tani isha i gatshëm të firmos jo një, po gjashtëmbëdhjetë deklarata gjallese, vetëm të na i japin ato të shkretuara para të pensionit.
Punonjësja e bankës që takova atje, më tha me një siguri absolute që nuk janë derdhur paratë nga Instituti i Sigurimeve.
– Mos duhet bërë gjë deklaratë gjallese? – i thashë.
– Jo, jo, – tha – nuk është punë deklarate. Është punë parash.
– Po ju e njihni mire problemin? – e pyeta, se mos nuk ishte e informuar mirë dhe  ia fuste kot..
– Po, po- tha ajo. – E njoh mire. Kanë ardhur shumë si puna jote këtu, nuk je i vetëm ti. Prandaj e njohim problemin.
U ktheva i trishtuar në shtëpi dhe u ula t’ju informoj. Të paktën, të mos mbeteni në terr informativ, se për paratë, u muar vesh që s’ka. Më ngushëllon fakti, që nuk jam vetëm unë në këto kushte. Bashkimi ben fuqine. Jemi në pritje. Të jeni te sigurte, që unë do shkoj çdo ditë nga dy here në ditë, para dite e pas dite, te banka dhe bankomati. Vetem të shtunen dhe te dielen nuk kam ç’të bëj, se atje s’ka njeri ato ditë. Dhe do t’ju informoj për zhvillimet më të fundit.
Ju lutem, kush ka ndonje numër telefoni të Ministrit të Financave, le t’i bjerë njëherë, se mbase akoma nuk e ka marrë vesh ai hallin tonë.
E mërkurë, 25 tetor, ora 10.00
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vlorë, nxënësi dhunohet nga mësuesi në orën e mësimit
Previous article SHBA: Greqia ka një rol stabilizues në rajon

Editor

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT