Prej dy ditësh në rrjet po flitet për rrëmbimin e Kozakut ose “Mbretit të Instagramit”, pas një konflikti që ka pasur me Fabio Dushkun, i cili njihet si “mbreti i burgut” të Kordhalos në Greqi.
Mes këtyre të dyve ka pasur ofendime, ku kjo çoji edhe në rrëmbimin e Kozakut i cili mori një famë edhe më të madhe pasi çdo gjë u transmetua live në rrjetet sociale nga shokët e Dushkut. Duke u transmetur pamjet LIVE ngjarja bëri më shumë bujë pasi të gjithëve sidomos rinisë po thuajse po “u pëlqente” mënyra si po trajtohej Kozaku.
Gjatë tranmetimit LIVE dhe në videot e transmetuara shihet Kozak i cili ndodhet në sediljen e pasme të një makine. Dy persona e mbajnë me forcë ndërsa dy të tjerë janë futur LIVE në profilin e Kozak, teksa e fyejnë rëndë. Autorë e detyrojnë Braçin në kushtet e shtrëngimit të kërkojë falje pasi ka sharë Fabio Dushkun nga familja. Më tej, ata e detyrojnë të thotë fjalë banale.
Si ka nisur sherri mes tyre dhe kush është Fabio Dushku?
Dyshohet se Kozaku dhe Fabio Dushku kanë pasur një debat gjatë transpetimit live në “Tik-Tok” ku gjithçka ka agravuar me fjalë banale dhe me kërcënime ndaj njëri tjetrit.
Kozak e ka ofenduar disa herë Fabio Dushkun duke i kujtuar se ndodhej në burg dhe se duhej të sillej “siç i takon burrit në burg”, gjë që ka acaruar Fabio Dushkun.
Fabio Dushku, 35 vjeç, është me origjinë nga Mirdita. Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.
Dushku njihet edhe si njeriu që bën ligjin në burgun grek. Në këtë video shihet si ai ka mbledhur të burgosurit duke ju bërtitur dhe ju kërkuar llogari.
Reagimi me ofendime i shokut të Kozak, ku kërcënon Fabio Dushkun dhe miqtë e tij të cilët rrëmbyen dhe dhunuan “Mbretin e Instagramit”.
Reagimi i Kozaut pas rrëmbimit dhe dhunimit nga miqtë e Dushkut.
Pas rrëmbimit, Kozaku tha se e detyruan të thotë fyerje ndaj vetes duke e kërcënuar me pistoletë dhe thika.
“Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj.
Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë.
Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lire”, u shpreh ai.
Por kush ishte autori kryesor që organizoi rrëmbimin e “Mbretit të Instagramit”?
Policia ka identifikuar dy nga katër personat e përfshirë në rrëmbimin e personazhit të njohur në rrjetet sociale si “Kozaku”.Njëri prej rrëmbyesve sipas uniformave blu është vëllai i Fabio Dushkut, një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale, i cili ndodhet i burgosur jashtë shtetit për vrasje. Daniel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut erdhi nga Greqia kastile pasi Kozaku i ofendoi në rrjetet sociale.
Pse ndiqen nga të rinjtë personazhe si Kozaku?
Psikologia e ftuar në emisionin “Shqipëra Live” në Top Channel, Eriona Hoxha ka treguar disa prej arsyeve që të rinjtë ndjekin personazhe si Kozaku. Ajo shprehet se fëmijët dhe të rinjtë shtyhen më shumë kur prindërit thonë ‘mos’. Gjithashtu sipas psikologes, ata shtyhen t’i shikojnë videot banale të personazheve për shkak se bullizohen mes moshatarëve. (KLIKO)
Biseda mes Fabio Dushkut dhe Kozakut
Është publikuar biseda mes Fabio Dushkut dhe Kozakut, e regjistruar gjatë momentit kur ky i fundit u mor peng dy ditë më parë. Dushku, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, ka kërkuar të dijë se cilët janë personat që e kanë futur “mbretin” e Instagramit ta shajë në videot live. (VIDEO)
/Alpenews.al