Planet e reja të Boris Johnson për të futur masa të reja të ashpra për bllokimin e Britanisë së Madhe, për frenimin e pandemisë së koronavirusit, duket se akoma nuk i shqetësojnë britanikët.
Miliona njerëz në Midlands dhe veri të Britanisë po përballen me ndalime të udhëtimeve dhe mbylljen e pub-eve. Njerëzit mund të përballen me gjobë nëse udhëtojnë midis zonave me rrezik të lartë dhe më të ulët, ose shkelin urdhrat për vetëizolim.
Mediat britanike shkruajnë se vendosja e “vigjilentëve Covid” është një program kombëtar që ka dështuar. Kjo për faktin se të rinjtë sërish mbushën lokalet dhe rrugët e Britanisë, për të festuar si çdo fundjavë.
Të rinjtë u fotografuan duke bërë xhiron e fundit nëpër rrugë, para se kryeministri vendas të prezantojë sistemin e bllokimit, ku do të mbyllen pikat më të nxehta të virusit.












