• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEZONI I VERËS/ Fëmijët “ndalohen” në Rinas. Policia nuk i lejon të udhëtojnë pa prindërit
Home
Sociale

SEZONI I VERËS/ Fëmijët “ndalohen” në Rinas. Policia nuk i lejon të udhëtojnë pa prindërit

26 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Nëse keni planifikuar të dërgoni fëmijët jashtë vendit tek të afërmit tuaj për pushime apo në kampe verore, policia kufitare do t’ua ndalojë udhëtimin, edhe nëse janë të pajisur me prokurë të posaçme.

Ashtu si gjatë javëve të fundit edhe këtë të enjte dhjetëra të mitur u përpallën me një surprizë të pakëndshme teksa kryenin procedurat për të hipur në avion.

Ndonëse me prokurë të nënshkruar tek noteri, me pëlqimin e prindërve dhe me biletë vajtje-ardhje, siç e parashikon ligji, atyre u është refuzuar udhëtimi.

Ky urdhër i drejtorisë së përgjithshme të kufirit ka sjellë probleme duke shkaktuar edhe dëm ekonomik për familjet që kishin parashikuar udhëtime jashtë vendit për fëmijët e tyre.

Sipas burimeve ky urdhër lidhet me masat kundër azilkërkimit pasi ka patur raste kur të mitur shqiptarë, të braktisur në vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar azil.

Mirëpo lidhur me këtë udhëzim që po aplikohet për herë të parë këtë vit, policia e shtetit nuk ka bërë asnjë informim publik. Qytetarë të shumtë janë ankuar pranë komisariatit të policisë së Rinasit, por efektivët janë të detyruar të zbatojnë udhëzimin e drejtorisë së përgjithshme të kufirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga CALDARA tek MORATA/ Njihuni me formacionin e mundshëm të Milanit për sezonin e ri (VIDEO)
Previous article VIZITA NË TIRANË/ Deputeti gjerman: Shqipëria në rrugë të mirë, por duhet të bindni gjithë Europën

g.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT