• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËRISH TENSIONE/ PS miraton mes tymueseve rregulloren që përjashton 2 muaj deputetët e kaosit
Home
Politikë

SËRISH TENSIONE/ PS miraton mes tymueseve rregulloren që përjashton 2 muaj deputetët e kaosit

14 December, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Mes tymueseve PS miratoi sot me 74 vota pro rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës.

Deputetët e grupit Berisha dhe të Bardhit përsëritën sot skenarin e kaosit në Kuvend. Fillimisht deputetët e përjashtuar të Rithemelimit u përplasën me gardën e cila kishte bllokuar derën dhe nuk i lejonte ata të hyjnë. Protagonisti kryesor i kaosit, si çdo herë, ishte Flamur Noka.

Krahu i djathtë i Sali Berishës, për të cilin SPAK i kërkon kuvendit autorizim për arrestim/heqje lirie pasi refuzoi zbatimin e vendimit të GJKKO-së në kuadër të hetimit për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Pasi deputetët e përjashtuar u larguan nga dera kryesore për të tentuar të hyjnë nga një derë tjetër garda hapi dyert për të lejuar hyrjen e deputetëve të tjerë brenda. Ndonëse iu nënshtruan një kontrolli të rreptë sërish u futën tymuese brenda.

Sa nisi seanca Edmond Spaho i ndimuar nga Saimir Korreshi ndezën flakadanë në seancë. Kryetarja e Kuvendit Nikolla kaloi në votim pa diskutim pr/ligjet në rendin e dites duke miratuar me 74 vota rregulloren e re te Kuvendit, e cila parashikon deri në 60 ditë përjashtim të deputetëve. Po me 74 vota u miratua futja e ‘Oksidit të azotit’ te lëndët psikotrope.

Ndërkohë u hoq nga rendi i ditës miratimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët pasi dje Gjykata Kushtetuese e pezulloi deri me daljen e një vendimi më 18 janar 2023.

Ndiqni të gjitha zhvillimet më poshtë 

Deputetët e përjashtuar

  1. Gazment Bardhi
  2. Sali Berisha
  3. Flamur Noka
  4. Edi Paloka
  5. Albana Vokshi
  6. Elda Hoti
  7. Ervin Salianji
  8. Bledion Nallbati
  9. Asllan Dogjani
  10. Lefter Gështenja
  11. Isuf Çelaj
  12. Luan Baçi
  13. Xhelal Mziu
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Kalonin mallra kontrabandë, arrestohen katër persona në Durrës
Previous article "IK PI*DHU, BURRACAK"/ Xhaçka i kthehet Bardhit pasi nuk e lejoi të hynte në Parlament

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT