• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SËRISH SKANDAL NË ELBASAN/ Ndërhynin te petagogët për nota kaluese 3 në pranga (EMRAT)
Home
Breaking News

SËRISH SKANDAL NË ELBASAN/ Ndërhynin te petagogët për nota kaluese 3 në pranga (EMRAT)

17 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion, ku janë vënë në pranga 3 persona. Sipas njoftimit zyrtar nga policia mësohet se të arrestuarit ushtronin ndikim te pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani.

“Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare. Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

 NJOFTIMI I PLOTË

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit pas një hetimi dy mujor me metoda speciale të hetimit

Finalizimi i operacionit nga Policia e Elbasanit me mbështetjen edhe të Njësisë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndalohen tre shtetas, të cilët ushtronin ndikim te petagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan.

Nga Specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar u finalizua Operacioni Policor “Sezoni“, në funksion të Proçedimit Penal të vitit 2018, pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:

Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të tjera detaje.

Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA MË E MADHE HISTORIKE E BOTËS ORTODOKSE/ Ja përse u përça Kisha e Rusisë nga Patriarkana e Kostandinopojës
Previous article Shihni 6 gabimet më të shpeshta që bëni kur lyeni vetullat

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT