Kisha Ortodokse Ruse shkëputi ditën e djeshme lidhjet me Patriarkanën e Kostandinopojës në shenjë proteste për miratimin e kërkesës së Ukrainës për një kishë “autoqefale”.
E gjithë situata është kthyer në çështje personale dhe tendencat për t’u kthyer në të tillë u shfaqën që në përpjekjet e Kishës Ortodokse ukrainase për të identifikuar përpjekjet për pavarësi në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.
Mendohet se ndarja e Kishës Ortodokse Ruse nga Patriarkana e Kostandinopojës mund të ketë ardhur edhe si pasojë e një lufte për pronat e kishës. Presidenti Poroshenko akuzon Kremlinin se po përpiqet të nisë një luftë fetare dhe ka paralajmëruar se agjentët rusë mund të përpiqen që të kapin pronat e kishës.
Një tjetër arsye mendohet të jetë për shkak të ndikimit tek miliona besimtarë. 150 milionë besimtarë e cilësojnë Rusinë lider në botën ortodokse, por Kostandinopoja ka qenë tradicionalisht “e para mes të barabartëve” , dhe tani duket se po mbështet krijimin e një Kishe të re Ortodokse me bazë në Kiev.
E së fundmi, mendohet se mund të jetë një lëvizje strategjike për të përballur tensionet në Ballkan. Ndarja e kishave është një çështje e vështirë për kishat ortodokse në Evropën Lindore dhe udhëheqësit e tyre do të duhet të zgjedhin njërin krah.


