• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBIA I SHPALL LUFTË DIPLOMATIKE KOSOVËS/ Analistët: Vetëm teatër politik
Home
Rajon

SERBIA I SHPALL LUFTË DIPLOMATIKE KOSOVËS/ Analistët: Vetëm teatër politik

20 September, 2025 s.autor Rajon

Deklarimet e fundit nga ana e ministrit të Jashtëm serb për lobim kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, po vlerësohen nga ekspertët e politikës si propagandë për konsum të brendshëm politik. Politologët theksojnë se çnjohja nuk ekziston si akt diplomatik dhe këto deklarime synojnë vetëm të fuqizojnë retorikën politike brenda Serbisë.

Analistët politikë në Kosovë kanë komentuar deklarimet e ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, lidhur me lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se këto veprime janë kryesisht propagandë dhe për konsum politik brenda Serbisë. Politologu Melazim Koci tha për Radio Kosovën se çnjohja nuk ekziston si akt diplomatik në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk është befasi që Serbia po intensifikon veprimet në arenën ndërkombëtare.

Ato do të intensifikohen sidomos nëse qeveria në Beograd nuk arrin të mposhtë lëvizjen studentore. Serbia po shkel marrëveshjen franko-gjermane, të cilën e ka hedhur poshtë përmes një letre zyrtare, dhe BE-ja nuk ka reaguar në mënyrë sanksionuese. Megjithatë, kjo është më shumë propagandë për konsum të brendshëm, sepse çnjohja si akt diplomatik nuk njihet në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Koci. Analisti Albinot Maloku kujtoi se marrëveshjet e arritura nga viti 2011 e këtej obligojnë Serbinë që të mos lobojë kundër Kosovës.

“Edhe pse çnjohja nuk njihet si akt në të drejtën ndërkombëtare, ajo përdoret për konsum politik. Ka shkelje të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, prandaj Kosova duhet të angazhohet maksimalisht me BE-në për të gjetur mekanizma që tregojnë qartë se kush është pala shkelëse”, ka deklaruar Maloku. Ndërsa, profesori universitar, Dritëro Arifi, shtoi se Serbia punon pandërprerë për ta dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, por këto veprime nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë.

 

“Në këtë kohë kur do të duhej të kishim marrëdhënie të mira me SHBA –në dhe BE-në, ne po tallemi dhe këto janë pasojat që na presin” , ka thënë Arifi për Radio Kosovën. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia prej vitesh punon për të ndryshuar qëndrimin e një pjese të komunitetit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe ka përgatitur “befasi të tjera” lidhur me fushatën për çnjohje.

Sipas Marrëveshjes për Normalizim të nënshkruar në Bruksel, Serbia është zotuar të mos kundërshtojë dhe të mos lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. /RTK
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Rikthimi i kancerit mund të parandalohet me barna ekzistuese?!
Previous article U ARRESTUA PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjoka, të akuzuarit debatojnë ashpër me trupin gjykues

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT