• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PABESUESHME/ Rikthimi i kancerit mund të parandalohet me barna ekzistuese?!
Home
Shëndet

E PABESUESHME/ Rikthimi i kancerit mund të parandalohet me barna ekzistuese?!

20 September, 2025 s.autor Shëndet

Një studim i ri revolucionar ka treguar se është e mundur të parandalohet përgjithmonë rikthimi i kancerit dhe metastazave tek të dy gjinitë, kur kanceri i gjirit është tërhequr pas trajtimit fillestar të suksesshëm, duke përdorur barna tashmë të miratuara. Autorët besojnë se e njëjta metodë mund të zbatohet edhe për lloje të tjera kanceri. Në studimet e tyre, shkencëtarët nga Universiteti i Pensilvanisë arritën të identifikojnë persona që kishin “qeliza të fjetura” të kancerit të mbetura pas mbijetesës nga kanceri. Këto qeliza të fjetura fshihen dhe janë joaktive, por nganjëherë, pas një periudhe qetësie që mund të zgjasë me vite, mund të aktivizohen në pjesë të ndryshme të trupit dhe të shkaktojnë metastaza

Udhëheqësit e studimit, Angela DeMichele dhe Lewis Chodosh nga Qendra e Kancerit Abramson dhe Fakulteti i Mjekësisë Perelman, publikuan rezultatet në revistën prestigjioze Nature Medicine, sipas të cilave këto qeliza mund të zbulohen dhe trajtohen me efikasitet përmes barnave që tashmë përdoren për sëmundje të tjera. Megjithëse mbijetesa nga kanceri i gjirit është përmirësuar falë zbulimit të hershëm dhe terapive të avancuara, problemi i rikthimit kur sëmundja shfaqet pas trajtimit fillestar, mbetet. Përvoja tregon se kanceri i gjirit rikthehet në rreth 30% të rasteve, që do të thotë se shumë paciente vazhdojnë të jetojnë me frikën e përsëritjes.

Disa lloje tumoresh, si HER2+ dhe kanceri i gjirit trefish negativ, shpesh kthehen pas disa vitesh, ndërsa llojet pozitive në receptorët e estrogjenit (ER+) mund të mbeten të fjetura dhe të rishfaqen pas dekadash. Chodosh thotë se studimi i ri tregon që faza e fjetjes paraqet një mundësi për ndërhyrje dhe shkatërrim të qelizave tumorale të fjetura para se ato të kthehen si sëmundje agresive e metastatike. “I befasueshëm ishte fakti që zbuluam se disa barna, të paefektshëm ndaj kancerit aktiv, që rritet, mund të jenë shumë efektivë ndaj këtyre qelizave të ‘fjetura’. Kjo na tregon se biologjia e qelizave tumorale të fjetura është shumë ndryshe nga ajo e qelizave aktive të kancerit”, shtoi ai. Studimi zbuloi se dy barna ekzistuese, hidroksiklorokina (HCQ) dhe everolimus (EVE), të miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për qëllime të tjera, mund të përdoren për eliminimin e sëmundjes minimale reziduale (MRD), pra të qelizave tumorale të fjetura, tek minjtë, gjë që çon në periudhë më të gjatë pa rikthim të sëmundjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ Mbyt motrën me qese plastike, 50 vjeçari telefonon policinë: Alo, e vrava
Previous article SERBIA I SHPALL LUFTË DIPLOMATIKE KOSOVËS/ Analistët: Vetëm teatër politik

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT