• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SENIDA VAJZË E MIRË”/ Deputetja e PS thirrje Voltana Ademit: Kthe rrugë e dashur, i ke hyrë detit në këmbë
Home
Politikë

“SENIDA VAJZË E MIRË”/ Deputetja e PS thirrje Voltana Ademit: Kthe rrugë e dashur, i ke hyrë detit në këmbë

21 June, 2019 k.autor Politikë

Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, njëkohësisht deputete e Partisë Socialiste në Shkodër, ka reaguar për mitingun elektoral të zhvilluar dje në këtë qytet dhe për protestën e organizuar nga opozita. Në një reagim të gjatë në gegërisht, Mesi replikon me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila e quajti “vajzë të mirë”.

“Sa për vajzë e mirë, siç më paske thënë Voltanë, vajzë e mirë kam kenë edhe para se me hy në politikë, edhe kur kam punu në bankë me kushërinjtë e tu, edhe kur isha Zv Kryeministre, edhe sot e do jem gjithmonë. Se kështu më kanë rritë prindërit, një qytetare e mirë, me integritet e moral (edhe pse përditë e më shumë po e shoh si “specie” në zhdukje)”, shkruan Mesi.

Deputetja thekson se kurrë nuk ka rreshtur së bashkëpunuar me Ademin për hir të shkodranëve, pavarësisht pengesave me të cilat është përballur nga bashkia. Ajo i bën thirrje kryebashkiakes që të kthejë rrugë, pasi i ka hyrë detit në këmbë, duke i kujtuar se nuk bëhet shtet me dhunë e molotov.

“Kthe rrugë e dashur, se i ke hy detit në këmbë. Nuk bahet shtet me dhunë e molotov, ( se mu nuk më pelqen hiç) Kam turp ku ka përfundu Shkodra nën manaxhimin tand edhe pse smë bashkon gja me frymën e mentalitetin tand. Ne jemi bashkëqytetare por me vizione krejtësisht të ndryshme dhe larg mentalitetit separatist dhe komplekset e së shkuares që ke. Por, du me besu se Shkodra e ban mirë diferencën mes mejet e tejet, mes jush e nesh, mes së djeshmesh ku keni metë dhe së ardhmes ku dona me e çu. Forca para, me përulje dhe respekt, me kokën lart, me fjalë pak e me punë shumë”, thotë ajo.

Reagimi i Senida Mesit

Shkodrës i tham 100 herë falemnders që më dha kulturën e dashninë, respektin dhe mikpritjen, përuljen dhe mirësinë, energjinë dhe emocionet, përkrahjen edhe në ditët ma të vështira.

I tham falemnders për sonte të gjithë atyne që sot mendun si ne që ishim në shesh!

Që si ne duan progresin dhe duan të ecin para, larg hijeve të së kaluarës dhe drejt së ardhmes.

Komunizmi ka ra Voltanë e miqtë e mij të MIRË demokrat. E nuk do kthehet ma as këtu e as në një vend tjetër të lindjes.

Por fantazmat e tij sdo më pengojnë me ecë përpara drejt asaj që di me ba më mirë!

Me ecë para me kokën lart, me punu fort e me ndershmëri, e me mujt me lanë diçka të mirë për brezat që do vinë, ashtu si të mundem, me të mirat dhe defektet apo gabimet e mija.

Po kurrë Voltanë e miqtë e mij Shkodranë DEMOKRAT, nuk kam kenë e as do jem pjesë e krimit, as nuk do bashkëpunoj me to, nuk do bëj antimitingje apo KURRË nuk do abuzoj me fonde publike.

Se unë nuk i refuzoj sfidat, e nuk i refuzoj zgjedhjet.

Se unë zbatoj ligj e Kushtetutë, e si politikane KURRË nuk do bëj atë që po bani ju sot, apo atë çfarë Bardh Spahija ( si qytetar) dje; se shkollat s’janë të Ramës, as Senidës por t’fëmijëve tanë Voltanë.

Sa për vajzë e mirë, siç më paske thënë Voltanë, vajzë e mirë ☺ kam kenë edhe para se me hy në politikë, edhe kur kam punu në bankë me kushërinjtë e tu, edhe kur isha Zv Kryeministre, edhe sot e do jem gjithmonë. Se kështu më kanë rritë prindërit, një qytetare e mirë, me integritet e moral (edhe pse përditë e më shumë po e shoh si “specie” në zhdukje)

E unë skam reshtë së bashkëpunuari me ty për hir të Shkodrës, as kur më në fund hapme zyrën me një ndalesë ADISA në Shkodër; as kur kam ndjekë në detaje rikonstruksionin e rrugës Shkodër-Velipojë apo rikualifikimin urban të bregut perëndimor të liqenit në Shirokë (që vazhdojnë të jenë peng e me vonesa se akoma ska ba Bashkia dokumentet për shpronësim), as kur nxorrëm VKM për shpronësimin e banorëve si rezultat i rikualifikimit të sheshit të pallateve Xhabiej, apo VKM për varrezat e qytetit, apo shpalljen fituese të të vetmit projekt që solle në FZHR (për 1.5 vite që e drejtova atë komitet)për ndërtim kënde sportive, projekti “jeto me sportin”……. ka dhe plot të tjera Voltanë, por spo i lodh lexuesit me sa kam ba për qytetin tim e jo për ty e për PD, por për Shkodër e shkodranë.

Unë kam ba sa kam mujt gjatë këtyre 2 viteve. E di që Shkodra ka pritë ma shumë prej nesh, e prej meje, por unë do vazhdoj të përpiqem fort e ma fort, me aq sa mundem që bashkë me drejtimin e Bashkisë të bajmë për Shkodër në 4 vitet që do vinë, atë çfarë ju s’batë në 30,

Do bajmë gabime se jemi njerëz, por do dimë të dëgjojmë dhe të korigjohemi.

Kthe rrugë e dashur, se i ke hy detit në këmbë. Nuk bahet shtet me dhunë e molotov, ( se mu nuk më pelqen hiç)

Kam turp ku ka përfundu Shkodra nën manaxhimin tand edhe pse smë bashkon gja me frymën e mentalitetin tand.

Ne jemi bashkëqytetare por me vizione krejtësisht të ndryshme dhe larg mentalitetit separatist dhe komplekset e së shkuares që ke.

Por, du me besu se Shkodra e ban mirë diferencën mes mejet e tejet, mes jush e nesh, mes së djeshmesh ku keni metë dhe së ardhmes ku dona me e çu.

Forca para, me përulje dhe respekt, me kokën lart, me fjalë pak e me punë shumë!

#pershkodrenqedu 🤗

P.S. pak në gegnisht miq por me erdhi natyrshëm siç flasim çdo ditë në Shkodër 😉

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ZBRAZËN DY KARIKATORË KALLASHI/ Si i mbijetuan atentatit mafioz ushtarët e Lul Berishës
Previous article NGA KANELLA TEK ERËZAT/ Ngrënia e këtyre ushqimeve pikante përmirëson jetën seksuale

k.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT