• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ZBRAZËN DY KARIKATORË KALLASHI/ Si i mbijetuan atentatit mafioz ushtarët e Lul Berishës
Home
Aktualitet
Kronikë

I ZBRAZËN DY KARIKATORË KALLASHI/ Si i mbijetuan atentatit mafioz ushtarët e Lul Berishës

21 June, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kanë qenë të paktën dy karikatore kallashnikovi që u derdhën mbi Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen gjatë ditës së djeshme në Durrës teksa ata ishin duke udhëtuar me mjetin luksoz “Range Rover” në zonën e ish-kënetës.

Sulmi është kryer në befasi, ku mësohet nga burime pranë policisë së Durrësit se Plarent Dervishaj ka marë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa miku i tij Julian Meçe, ka marë tre plumba në trup dhe që prej ditës së djeshme është transportuar në Tiranë, ku po mer mjekim më të specializuar.

Dervishaj dhe Meçe njihet nga policia e Durrësit si persona me precedentë penalë. Gjithmonë sipas policisë autorët kanë ndjekur nga pas makinën ku po udhëtonin dy objektivat e sulmit dhe më pas kanë qëlluar me breshëri automatikku në drejtim të xhamit të parë të makinës, duke e bërë shoshë me plumba.

Meçe dhe Dervishaj që ndodheshin në automjet janë shtrirë menjëherë, duke bërë që pjesën më të plumbave të mos i preknin.

Dyshohet se njëri nga objektivat e sulmit ka reaguar më armë, por policia nuk ka dhënë detaje se kush nga të plagosurit ka qëlluar.

Ngjarja e djeshme e ndodhur në 13:20 në afërsi të mbikalimit të Shkozetit në Durrës pritet të sjellë ngjarje të njëpasnjëshme në Durrës, duke hapur serinë e atentateve mafioze në këtë qytet, që muajt e fundit, pas vrasjes së Edison Harizaj, kishte rënë në qetësi, shkruan shqiptarja.com.

Ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi, duke mos i dhënë kohë policisë që ti arrestojë. Pas ngjarjes policia gjeti të djegur një automjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Nga pjesa e përparme automjeti me targë “AA 005 MJ” është bërë shoshë nga plumbat në pjesën e xhamit,ndërsa dyshohet se Mecaj e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para.

Pistat ku policia e Durrësit është fokusuar lidhet me fajdet në Durrës, trafikun e drogës dhe hasmëritë e vjetra me një grup në Vlorë dhe Fier. Pritet që me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të dy të plagosurve të merret edhe dëshmia e tyre.

Nëse ata i kanë parë autorët do të ndihmonte policinë për kapjen e tyre.

Deri më tani policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 10 persona si dëshmitar okular por ende nuk ka një të dyshuar për atentatin.

Dervishaj ka qenë i dënuar me “burg përjetë” në mungesë për vrasjen e Marsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha, por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda që i dha atij pafajësi. Gjatë fazës së gjykimit të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj, ka qënë në liri ndërsa sot ka rënë pre e një atentati me armë zjarri duke marrë një plumb në këmbë. Ndërkohë emri i Julian Meçe, përmendet për herë të parë si pjesë e bandës së Durrësit, nga dëshmia e Adriatik Colit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MJEKJA/ Truku me prezervativ që i bën meshkujt të zgjasin më gjatë në shtrat
Previous article "SENIDA VAJZË E MIRË"/ Deputetja e PS thirrje Voltana Ademit: Kthe rrugë e dashur, i ke hyrë detit në këmbë

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT