• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SENATI I HEQ IMUNITETIN/ Ish-ministri Italian rrezikon 15 vite burg
Home
Nderkombetare

SENATI I HEQ IMUNITETIN/ Ish-ministri Italian rrezikon 15 vite burg

13 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Senati Italian i hoqi imunitetin ish-ministrit të brendshëm. Tani kreu i partisë ekstremiste të krahut të djathtë Lega duhet të japë llogari para gjyqit për shpërdorim detyre dhe privim lirie. Shumica e Senatit në Romë votuan për heqjen e imunitetit të Salvinit. Kreu i ekstremit të djathtë, Lega, akuzohet nga një gjykatë në Catania. Në dosjen e gjykatës bëhet fjalë për 131 refugjatë, të cilët, në korrikun e vitit të kaluar, Salvini i kishte mbajtur të bllokuar në bordin e anijes “Bruno Gregoretti”. Salvini dhe Lega e tij, të cilët ndiqnin një kurs të ashpër kundër imigrantëve, e kishin refuzuar për disa ditë që anija të hynte në një port italian. Vetëm kur vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, kishin pranuar të merrnin refugjatët në vendet e tyre, ai lejoi që anija të hynte në bregdet.

Pas votimit, Salvini tha: “Unë mbrojta Italinë e për këtë do të shkoj në gjyq. Por kam besim të plotë te gjykata”. Salvini ishte Ministër i Brendshëm nga qershori 2018 deri në fillim të shtatorit 2019. Në rastin se dënohet ai kërcënohet me deri 15 vjet burg. Veç kësaj, atij mund t’i pezullohet aktiviteti politik për deri në 8 vjet. Në janar, komiteti përgjegjës parlamentar votoi për heqjen e imunitetit të Salvinit. Tani edhe senati e miratoi këtë vendim duke hapur kështu rrugën për një gjyq ndaj Salvinit. Drejtësia italiane ishte përpjekur edhe në mars të 2019-ës t’i hiqte imunitetin Salvinit për shkak të refugjatëve. Por asokohe Senati kishte votuar kundër kësaj kërkese. Top Channel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULIMI VJEN NGA ANGLIA/ Inter dhe Real Madrid, drejt shkëmbimit të bujshëm...
Previous article SHËN VALENTINI JU GJETI SINGLE? Ka disa mënyra për të festuar dashurinë për veten

k.autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT