• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËMUNDJET E ZEMRËS/ 7 hapa të thjeshtë për të parandaluar rrezikun
Home
Shëndet

SËMUNDJET E ZEMRËS/ 7 hapa të thjeshtë për të parandaluar rrezikun

8 August, 2024 s.autor Shëndet

Problemet me zemrën janë kthyer tanimë në një çështje shqetësuese, duke qenë se rastet e raportuara janë gjithnjë në rritje.

Prandaj kujdesi i duhur për të mbajtur shëndetin e zemrës nën kontroll është shumë i rëndësishëm.

Rutina, stili i jetesës dhe ushqyerja e duhur janë thelbësore për të përcaktuar fatin e shumë sëmundjeve që mund të prekin trupin tuaj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pikërisht këtë, disa hapa të thjeshtë për të mbajtur nën kontroll dhe të shëndetëshëm organizmin.

Më poshtë gjeni të shpjeguara hap pas hapi 7 prej zakoneve që ju ndihmojnë të jetoni më mirë.

Ruani peshën e duhur
Një ndër hapat e parë për një trup të shëndetëshëm është edhe mbajtja e peshës së duhur.

Pesha zakonisht është individuale për çdo njeri dhe përllogaritet në bazë të gjatësisë së personit.

Ndaj sipas këshillimeve të mjekut tuaj është mirë që t’a mbani trupi gjithnjë nën kontroll.

Hani shëndetëshëm
Sigurisht që mbajtja e trupit në formë vjen si pasojë e përkujdesjes ndaj ushqimit.

Ngrënia e shëndetëshme duke hequr dorë nga ushqimet e konservuara, yndyrnat apo sheqernat mund të jetë zgjedhja më e mirë që mund të bëni për trupit tuaj.

Mos pini cigare
Sigurisht nikotina është një armik dhe mjekët janë të parët që nuk e rekomandojnë.

Konsumimi i tepërt i saj për kohë të gjata dëmton shumë organe të trupit duke filluar që nga mushkritë e deri tek zemra.

Prandaj sigurohuni që të hiqni dorë sa më parë nga ky zakon aspak i shëndetëshëm.

Qëndroni gjithnjë aktiv
Aktiviteti fizik shkon krahë për krahë me mbajtjen e peshës ideale të trupit dhe të ushqyerit shëndetëshëm.

Nëse jeni aktiv rregullisht promovoni shëndetin e mirë të trupit dhe mendjes tuaj.

Presioni i gjakut
Mjekët rekomandojnë të jini gjithnjë vigjilentë dhe të kujdeseni për presionin e lartë të gjakut.

Për të parandaluar sëmundje si ishemia, ataku në zemër apo hipertensioni kujdesuni të mos stresoheni dhe të mos ushtroni presion mbi trupin tuaj.

Kolesteroli
Mbani kolesterolin nën kontroll duke u ushtruar dhe ushqyer shëndetëshëm.

Gjithashtu mjekët sugjerojnë të bëni kontrolle dhe analiza periodike për të qënë gjithnjë në dijeni të asaj çfarë po ndodh në trupin tuaj.

Sheqeri në gjak
Sheqeri i lartë në gjak është burimi i shumë sëmundjeve, prandaj sado që t’i kini qejf të ëmblat mundohuni t’i shmangni.

Nëse mbani nën kontroll të gjitha këto vlera trupi juaj do të ketë mundësi që të mbrohet nga rreziku prekjes prej sëmundjeve kardiovaksulare.

Sipas të dhënave ku AgroWeb.org është bazuaar ndjekja e të gjithë këtyre hapave mund t’a ulë rrezikun e problemeve të zemrës me 80%.

Për një zemër të shëndetëshme dhe jetë më të sigurt mundohuni të ndiqni me përpikmëri një regjim sa më strikt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA 1 SHTATORI RRITEN PAGAT PËR BASHKITË/ Deri në 98 mijë lekë për përgjegjës sektori
Previous article BRITANI/ Mijëra në protesta paqësore kundër racizmit: PO refugjatëve, JO urrejtjes

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT