• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRITANI/ Mijëra në protesta paqësore kundër racizmit: PO refugjatëve, JO urrejtjes
Home
Nderkombetare

BRITANI/ Mijëra në protesta paqësore kundër racizmit: PO refugjatëve, JO urrejtjes

8 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Policia u përgatit për dhunë, të mërkurën në mbrëmje (7 Gusht) me më shumë se 100 protesta të parashikuara në të gjithë Britaninë, por frika rezultoi e pabaza. Mijëra demonstrues kundër racizmit dolën paqësisht.

Pse këto protesta?

Vrasja fatale me thikë e tre vajzave në Southport shkaktoi trazirat më të këqija në një dekadë. Pothuajse menjëherë pas sulmit, postimet në mediat sociale spekuluan në mënyrë të rreme se i dyshuari ishte një azilkërkues – dhe dhuna u nxit nga ndjenjat anti-emigracion dhe e djathta ekstreme.

Në Liverpool, qindra njerëz u mblodhën jashtë qendrave të azilantëve dhe zyrave të shërbimit. Dritaret e qendrave ishin blinduar paraprakisht, që t’u ofrohej një siguri më e madhe azilkërkuesve që strehohen në to. Kurse në Londër, policia e kryeqytetit i bëri ballë njerëzve të mbledhur në protestat e Ëalthamstoë dhe në Finchlëy-in verior, ku nuk u shënuan incidente serioze.

Më shumë se 1500 protestues u mblodhën edhe në Bristol. Rrugët u mbushën më unionistë, anti-fashistë dhe anëtarë të komunitetit aziatik dhe me ngjyrë. Në Neëcastle 1000 protestues, shumica prej të cilëve myslimanë, zunë sheshin e Beacon Centre, ku një biznes që merrej me dokumentacionin e emigrantëve ishte vënë nën shënjestër.

Faqet e para të gazetave të këtij mëngjesi u hapën me titujt për qindra protestues anti-racizmit që mbushën rrugët e Anglisë të mërkurën. “Daily Mail” e quan “Nata anti-urrejtje”, teksa marshuesit ishin “faqja tjetër e përballjes me banditët”.

“The Guardian” raportoi se “u krijuan mburoja njerëzore për të mbrojtur disa qendra strehimi azilkërkuesish”.

“Nata që lamë pas në Brighton ishte shpresëdhënëse”, thotë shefi i policisë. Në Brighton njerëzit “treguan solidaritetin e tyre” kundër racizmit për të ndërtuar një frymë të drejtë proteste.

Pati thirrje dhe pankarta si “s’ka komunitet pa unitet”, “s’ka vend për urrejtje këtu” dhe gjithashtu “mos urre, por qarkullo”, shtoi për BBC Radio zyrtari në fjalë i policisë në Brighton.

“Ishte shumë shpresëdhënëse dhe të jep forcë të shohësh kaq shumë solidaritet”, shtoi ai.

Kryekomandanti i trupave policore Shef Mark Roëley, tha për BBC se banditët e arrestuar nëpër rrugë “nuk janë njerëzit tanë të zakonshëm, janë kryesisht kriminelë dhe jo patriotë”.

Gjithashtu sqaroi se ata janë arrestuar njerëz me akuzën “dhunë serioze”, teksa 70% e tyre kanë një rekord kriminal të mëparshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËMUNDJET E ZEMRËS/ 7 hapa të thjeshtë për të parandaluar rrezikun
Previous article MURTAJA E BAGËTIVE NË RAJON/ Ministria e Bujqësisë: Asnjë rast në Shqipëri, ndërpremë importin

s.autor

Postime të ngjashme

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT