• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEANCA PËR INCENERATORIN E TIRANËS/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë…
Home
Aktualitet
Kronikë

SEANCA PËR INCENERATORIN E TIRANËS/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë…

28 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Po zhvillohet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës për të cilin pak javë me parë Prokuroria e Posaçme dha konkluzionet përfundimtare ndërsa tani është radha e avokatëve mbrojtës.

Ish-drejtori në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushe ka dërguar gjykatës një letër nga burgu, ku thotë se është i pafajshëm dhe se është burgosur pa gjyq. Ai pretendon se ai dhe bashkia Tiranë janë përpjekur të bëjnë më të mirën dhe se për këtë koncesion nuk ka pasur asnjë ankesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

“Mua më kanë burgosur pa gjyq. Në lidhje me procesin e mbetjeve, unë por edhe Bashkia Tiranë jemi përpjekur të bënim më të mirën. Për këtë koncesion nuk pati asnjë ankesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ne si Bashki për aq sa na takoi bëmë detyrën tonë. Me këtë standard që keni vendosur ju edhe punonjës të tjerë të administratës, mund të ndihen të rrezikuar dhe frikësuar. Kërkoj të shpallem i pafajshëm.”, thotë Tushe.

Letra u lexua nga avokatët e tij mbrojtës të cilët pretenduan përpara gjyqtares Elsa Ulliri se prokurori Dritan Prençi, ka ngritur një fabul të pavërtetë që sipas tyre, zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe të Ministrisë se Mjedisit kishin rënë dakord paraprakisht dhe më herët se do nisnin procedurat për koncesionin.

Ndërkohë, gjatë kundërshtimeve, avokati i Taulant Tushes, Ermal Yzeiraj, tha se klienti i tij, nuk ka bashkëpunuar me koncesionarët apo zyrtarë të tjerë për të favorizuar propozuesit.

Ermal Yzeiraj, avokat i Taulant Tushës, deklaroi se nuk ka prova për bashkëpunimin e tij me persona të lidhur me koncesionarin apo anëtarë të komisionit. Ai kundërshton argumentet e SPAK se Tusha ka qenë pasiv në komision, duke thënë se ka fakte që ai ka mbrojtur interesat e ligjshme të shtetit.

“Taulant Tushe nuk ka komunikuar me asnjë nga personat që kanë fituar koncesionin, zero komunikime, zero emaile, e pranon edhe prokurori edhe gjykata. Kjo tregon se ka zero provë për ekzistencën e bashkëpunimit të Tushes me persona të lidhur me koncesionarin, apo anëtarë të komisionit. Nuk është e vërtetë ajo që thotë SPAK, se Tusha ka qenë pasiv në komision, ka fakte se përkundrazi, ka mbrojtur interesat e ligjshme të shtetit. Rezulton që nga 10% të totalit të pikëve, propozuesit i jepen 8%. Personi që ka propozuar 6 pikë ka qenë Taulant Tusha. Për edhe 8% nuk është favorizim i koncesionarit sepse askush nuk ndalonte askënd të jepte 10%. Tusha dha 6%, kjo është arsyeja që u la mesatarja 8%. Kur u diskutua draft-kontrata, koncesionari kërkoi të ndryshonte kontrata, mbi çmimin për ton. Nuk u pranua, kontrata fiksoi çmimin 29, euro për ton, që pavarësisht se sa investon ti, unë prapë 29 e dua. 120 milion euro investim, kur u dha leja, që ishte llogaritur kjo 29 euro për ton, kur nisi ndërtimi vajti 140 milion, por nuk ndryshoi vlera 29 euro për ton, tregon se u mbrojtën interesat e shtetit. Realisht me 29 euro për ton, fitimi i binte 24 milion euro. Kjo anomali, 120-shja, nuk u zhduk kurrë nga fizibiliteti. Komisioni nuk e lëvizi, ngeli si bisht, askush nuk sqaroi komisionin se çfarë ndodh këtu. Komisioni mbajti qëndrim parimor. Nëse do kishin bashkëpunim, veprimtaria e komisionit nuk do zgjaste kaq shumë sa zgjati. Studimi i fizibilitetit 7 muaj e tre ditë. Nëse do kishte bashkëpunim nuk kishte arsye të zgjaste veprimtaria e komisionit kaq shumë për rreth 1 vit në total”, mësohet të ketë thënë avokati.

Për Taulant Tushen, ish drejtor në Bashkinë Tiranë, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vite e 8 muaj burg në rast se gjendet fajtor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË I NDODHI? Mbreti Charles shtrohet me urgjencë në spital
Previous article KËRKOI LIRIMIN NGA QELIA/ Apeli i GJKKO merr vendimin për “bosin e mikrokredive”

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT