• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’E BESOJMË QË JEMI GJALLË”/ Diana tregon arratisjen nga “ferri”: Ishte mision vetëvrasës të dilje nga Mariupol
Home
Nderkombetare

“S’E BESOJMË QË JEMI GJALLË”/ Diana tregon arratisjen nga “ferri”: Ishte mision vetëvrasës të dilje nga Mariupol

5 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Mariupol po evakuohet si pjesë e një armëpushimi të përkohshëm. Diana Berg, një prej qytetareve që është larguar prej qytetit që të enjten ka rrëfyer dramën e madhe për BBC. Ajo e përshkroi përvojën e saj të jashtëzakonshme të arratisjes si një “ferr i tmerrshëm”.

“Granatimet ishin të vazhdueshme” tha ajo për programin Today të Radio 4. Ajo pohoi se në qytetin e saj gjithçka ishte shkatërruar nga granatat, që nga kopshtet deri te spitalet.

“Energjia elektrike është ndërprerë, do të thotë se nuk ka ngrohje, ujë të rrjedhshëm, apo lidhje interneti dhe nuk ka karburant në pompat e benzinës. Njerëzit janë lënë në ndërtesa të ftohta dhe të errëta. Kur ka një bllokadë totale, ndërprerje totale, nuk mund ta dini se çfarë po ndodh.”, shtoi refugjatja.

Largimi nga qyteti për të ishte një “mision vetëvrasës”, ndërsa shton se; “Është një mrekulli që ne jemi gjallë.” Ajo dhe burri i saj u arratisën me makinë, gjatë gjithë kohës duke menduar se do të pushkatoheshin ose burgoseshin. Gjatë daljes, ata u ndeshën me dy rreshta të forcave ruse.

Ata panë makina ruse – “jo tanke, por makina të mëdha të armatosura luftarake” – duke kaluar rrugët për të shkuar në fusha. “Ne thjesht u shtrënguam të dy dhe ecëm me makinë, dhe rusët na drejtuan armët, por nuk na qëlluan”, tha ajo, ndërsa frika i lexohej ende në sy. “Mariupol ishte një simbol i rezistencës… ishte një shenjë se si Ukraina nuk po dorëzohet,” shton Diana.

“Rusët nuk duan ta pushtojnë atë. Ata nuk duan që Mariupol të dorëzohet. Ata thjesht duan që ajo të vdesë.”, përfundoi rrëfimin e saj Diana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Të gjithë pas murit, ja momenti kur policia mësyn në lokal dhe arreston 6 persona
Previous article NË MBËSHTETJE TË UKRAINËS/ Çifti i famshëm dhuron miliona dollarë për refugjatët

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT