• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SATELITI ALBANIA 1 DEL NGA ORBITA/ Eksperti: Është djegur në hapësirë që më 29 Janar 2026
Home
Teknologji

SATELITI ALBANIA 1 DEL NGA ORBITA/ Eksperti: Është djegur në hapësirë që më 29 Janar 2026

30 April, 2026 s.autor Sociale, Teknologji

Sateliti “Albania 1”, i prezantuar vite më parë nga qeveria si pjesë e projektit të mbikëqyrjes satelitore për kontrollin e territorit, raportohet se është djegur në atmosferë më 29 janar 2026, duke dalë përfundimisht nga funksioni. Lajmi është bërë publik nga eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj, i cili ka ngritur pikëpyetje mbi ecurinë dhe transparencën e këtij projekti.

Dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshuan në hapësirë më 3 janar 2023 nga Cape Canaveral në Florida, si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë rreth 6 milionë dollarë mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe kompanisë amerikane Satellogic USA Inc. Projekti u prezantua si një hap modern për monitorimin e territorit shqiptar, me fokus në ndërtimet pa leje, kultivimin e kanabisit, zjarret dhe çështjet e sigurisë mjedisore e kufitare.

Në atë kohë, autoritetet theksuan se teknologjia satelitore do t’i mundësonte institucioneve shqiptare të merrnin të dhëna në kohë reale për administrimin më efikas të territorit dhe për forcimin e politikave publike në fusha të ndryshme.

Sateliti Albania 1 del nga orbita, eksperti: Është djegur në

E së fundmi një postim i bërë në rrjetet sociale nga eksperti i teknologjisë ka rikthyer sërish vëmendjen te dy sateltitët. Semanajt thotë se një prej satelitëve, konkretisht Albania1 ka përfunduar ciklin e saj, ndërkohë që sipas tij mungesa e transparencës është problemi kryesor, pasi ende nuk ka një bilanc sa i përket kostove dhe as një raport të detajuar mbi rezultatet konkrete të arritura në terren.

“Deri sot nuk kemi një shifër të qartë se sa ka kushtuar realisht ky projekt. Thuhet 6 milionë dollarë, por në Shqipëri “thuhet” dhe “është” rrallë përputhen. Nuk kemi asnjë raport serioz me rezultate: sa ndërtime janë zbuluar falë këtyre satelitëve, sa parcela kanabisi, sa raste zjarresh janë menaxhuar ndryshe për shkak të tyre.

Dhe mbi të gjitha, nuk kemi një konfirmim zyrtar për diçka që tashmë është fakt: a do ta thotë qeveria hapur që Albania 1 nuk është më në orbitë?”, shkruan ai ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË MARIKAJ/ Makina shpërthen në flakë
Previous article SKANDALI TEK ONKOLOGJIKU/ Si zv.drejtoresha dhe mjekët dërgonin pacientët në klinika private dhe prishën kobalto-terapinë

s.autor

Postime të ngjashme

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit Aktualitet

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

PAVARËSISHT PARALAJMËRIMEVE NGA QEVERIA/ Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas Aktualitet

PAVARËSISHT PARALAJMËRIMEVE NGA QEVERIA/ Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT