Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein ka reaguar për herë të parë pas mos dekretimit të Sandër Lleshajt në krye të ministrisë së Brendshme, nga ana e Presidentit Ilir Meta.
Në një konferencë për shtyp Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duhan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.
“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu…por kemi një interes të përbashkët Shqipëria dhe BE.
Që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional.
Dhe kur themi funksionale them ministri.
Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish.
Se di ca arsyesh ka presidenti.
Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo.
I njoh këtë politikanë dhe shpreoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.