• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SAMO”: Trafikanti shkodran që sfidon POLICINË: Nëse më arrestojnë vëllezërit e mi do vrasin atë dhe familjen e tij!
Home
Sociale

“SAMO”: Trafikanti shkodran që sfidon POLICINË: Nëse më arrestojnë vëllezërit e mi do vrasin atë dhe familjen e tij!

5 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Në shkrimin e botuar nga Stern.de mbi trafikantët shqiptarë të drogës, gazetari gjerman ka arritur të kontaktojnë me një prej trafikantëve.

Ai është një personazh 33 vjeçar, që i kanë shkuar në shtëpi, por që nuk del me emrin e tij, për shkak se hetohet nga FBI.

Bëhet fjalë për Samon (që nuk e ka këtë emrin e vërtetë), por që është shumë e thjeshtë që ai të gjendet nga gazetarët, dhe jo nga policia.

”Ai gjendet në kafenenë e oborrit të shtëpisë në Shkodër, qyteti më i madh në Shqipërinë e veriut” shkruan Stern.de.

“Ka një TV të sheshtë dhe sheh ndeshjet e futbollit”, vijon gazeta.Sipas saj, “Samo” udhëheq një grup të vogël gangsterësh, që bëjnë trafik kokaine dhe hashashi.

“Samo është 2.05 metra i gjatë dhe peshon 120 kg, por ai duhet të quhet “peshk i vogël” në Shqipëri” shkruhet në artikull. Samo” jep edhe mendime për politikën.

“Ata duan ti dëshmojnë BE se po bëjnë vërtet dicka. Kjo është qesharake, ata nuk mund ta fitojnë këtë luftë” sfidon “Samo” politikanët dhe policinë shqiptare.

Madje u thotë gazetarëve se ai ecën i qetë në rrugët e Shkodrës.Eshtë qyteti ku është rritur, por më pas shkoi në Nju Jork, ku u arrestua për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.

Çështja bëri bujë në media.Ai u lirua nga burgu sepse disa dëshmitare u zhdukën nga gjykimi.

Intervista e gazetarit gjerman është bërë në shtëpinë e tij.Ai qëndron në shtrat ndërsa mallrat janë në tryezë, një qese plastike e kanabisit, dhe kokainë.

Kanabisi, sipas “Samos”, vjen nga Vlora.

“Të gjithë e dinë se mund të marrim mall nga kudo, Danimarka, Gjermania”, thotë “Samo”.

“Samo” thotë se policia nuk e prek, pasi “nëse më arrestojnë, vëllezërit e mi do vrasin atë që më arreston së pari dhe më pas familjen e tij”.

Ndërsa thotë këto, ai nxjerr një valixhe nga divani, ku mban një mitraloz, dy pistoleta, një bombë dhe një grumbull municioni.

“Nëse nuk ka frikë ndokush për ty, atëherë ata vazhdojnë procedurën” thotë “Samo. Ai thotë se politika dhe kartelet janë të lidhura me njëra- tjetrën.

“Do bënin punë te keqe po të arrestojnë ndonjë nga bosët.

Politika dhe kartelet janë të lidhura ngushtë.Të gjithë në Shqipëri e dinë se mafia mund të fitojë zgjedhje” thotë “Samo”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtarizohet blerja e Hotel "Sheraton në Tiranë. Djali i Shefqet Kastratit: Tani, na përket neve!
Previous article Gazeta gjermane për “trashaluqin” Artan Hoxha: Disa thonë se është pjesë e mafies dhe karteleve të drogës, por ...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT