• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I G7/ Zelensky thirrje liderëve më të fuqishëm botëror: Na ndihmoni! Lufta duhet të përfundojë…
Home
Botë

SAMITI I G7/ Zelensky thirrje liderëve më të fuqishëm botëror: Na ndihmoni! Lufta duhet të përfundojë…

27 June, 2022 s.autor Botë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë në Samitin e shtatë vendeve më industrializuara (G7) se ai dëshiron që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë para se të nisë dimri.

Zelensky ka thënë se moti në atë periudhë do ta bënte më të vështirë luftën në fushëbetejë, si dhe u ka bërë thirrje liderëve të G7-ës që të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës para fundit të vitit, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve AFP.

Zelensky u është drejtuar liderëve të G7-ës përmes video-linkut, të cilët janë takuar në Bavari të Gjermanisë.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Zelensky ka kërkuar ndihmë për rindërtim të shtetit, sisteme për mbrojtje, ndihmë për të nxjerrë grurin jashtë shtetit, si dhe garanci për sigurinë.

Mes tjerash, Zelensky ka kërkuar që Perëndimi “të mos ulë presionin” dhe të vazhdojë të ndëshkojë ashpër Rusinë, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se G7 do të “vazhdojë të rrisë presionin mbi Putinin”.

Adresimi i Zelenskyt vjen pas një morie sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona të tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun.

Komanda ushtarake ukrainase ka thënë më 27 qershor se ka zmbrapsur sulmet ruse në qytetin e Lisiçanskut dhe ka parandaluar rrethimin e këtij qyteti të rëndësishëm të Donbasit.

Serhiy Hayday, udhëheqës i administratës ushtarake të Luhanskut, ku gjendet Lisiçansku, u ka bërë thirrje banorëve të qytetit që të largohen menjëherë, pasi po rritet niveli i sulmeve ruse.

Në këtë qytet kanë jetuar rreth 100,000 njerëz para nisjes së pushtimit rus.

Të dielën, Zelensky ka thënë se vonesat në dërgim të armëve janë “ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish”.

Në adresimin e tij ditor, ai ka bërë thirrje për sisteme ajrore për mbrojtje dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të veprojnë më shpejt, nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Dëshmia e Nuredin Dumanit, flet konstitucionalisti i njohur ngre disa pyetje në lidhje me urdhrin e SPAK
Previous article ISHULLI I SAZANIT 4 DITË NË FLAKË/ Peleshi: Nëse e shikon nga sipër, është djegur një pjesë e vogël! Deputeti i PS: Kur ne ishim me pushime...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT