• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SA ISHE I GJALLË, TË HËNGRËN M*NË”/ Si e kërcënuan me vdekje Koço Devolen, se u tall me Enver Hoxhën
Home
Sociale

“SA ISHE I GJALLË, TË HËNGRËN M*NË”/ Si e kërcënuan me vdekje Koço Devolen, se u tall me Enver Hoxhën

10 November, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Telefilmi i jashtëzakonshëm “Gjuetia e fundit”, ku interpretonin aktorët e Varietesë së Tiranës, me në krye Devolën, si Vasillaq Vangjeli, Agim Bajko, Vegim Xhani, Xhevahir Zeneli, Mariana Kondi, Mehdi Malkaj etj., kishte ngjallur shumë zemërata te një shumicë që nuk e besonin se ndërrimi i sistemeve, përmbysja e diktaturës nuk ishte një shaka, kishte ndodhur vërtet e tanimë askush nuk të ndalonte të thoshe i lirë atë që mendoje.

Agim Bajko, në një intervistë për “Panorma”, foli për kërcënime deri në vdekje për trupën e aktorëve që guxuan të tallen me figurën e ‘udhëheqësit të lavdishëm’.

Kërcënimet ishin më të forta, sigurisht për aktorin Vasillaq Vangjeli, që interpretonte rolin e Enver Hoxhës dhe Koço Devoles, që luante rolin e Sillos, që në fakt ishte portretizimi humoristik i ish-kryerojës së diktatorit, Sulo Gradeci.

Ky rrëfim i Bajkos u vijua nga një publikim i studiuesit, Kastriot Dervishi, që vërteton sa më sipër. Bëhet fjalë për një kartolinë drejtuar Koço Devoles, pranë Estradës, Tiranë.

Në ato pak radhë të kartolinës është vjellë një vrer i vërtetë. Devoles i vishen gjithfarë epitetesh të ulëta e në fund mbyllet me një kërcënim me jetë.

“Veçantia e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t’i kishin kryer vetë ato. Edhe kur u shfaq telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe persekutorët u ndjenë keq dhe filluan kërcënimet. Forma më e njohur e kohës ishin letrat anonime, të barabarta me profilet false që hasim sot në blogje apo rrjete sociale. Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993.

Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra, edhe “Th. Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan: “Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër, shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.

Në vitin 1997, kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ia zbrazën Koço Devoles, duke e hequr nga puna nga Televizioni Shqiptar, si i “paaftë”. Janë këto profile, gjoja në emër të artit që shfaqin pa fund filma propagandistikë pro diktaturës komuniste”, shkruan Dervishi.

Në një rrëfim për “Panoramën”, aktori i humorit Agim Bajko tregon si lindi telefilmi “Gjuetia e fundit” dhe kërcënimet ndaj aktorëve

“Gjuetia e fundit” është një perlë e humorit shqiptar, që ne e kemi realizuar në një kohë të vështirë. Ishte viti 1992 dhe duhet thënë që nuk ka qenë e thjeshtë. Në fillim ne e përgatitëm për në skenë. Ishte një pjesë prej 10 minutash, të cilën ai e pasuroi dhe e shndërroi në një telefilm, edhe në bashkëpunim me Pali Kuken.

Por nuk mund të thuash se e kaluam pa problem. Kemi marrë kërcënime deri edhe me vdekje, nga njerëz me një mentalitet të bunkerizuar. Sidomos Vasillaq Vangjeli, që luante rolin e udhëheqësit, ka pasur një presion të jashtëzakonshëm e po kështu edhe Koço, që luante Sillon.

Një herë u ndodhi që gjatë një darke miqësore, hyjnë brenda në dhomë njerëz të maskuar me automatikë me plumba manovre, që shtinin në ajër. Ishte një shaka nga ana e organizatorëve të darkës, por tmerri kishte qenë aq i madh, saqë qe e pamundur të vijonin darkën… Frika ishte aq e pranishme saqë edhe një shaka përjetohej si e vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI BETEJËN ME COVID-19/ Duartrokitet për herë të fundit Koço Devole, aktori përcillet për në banesën e fundit (FOTO)
Previous article AKSIDENT NË LEZHË/ Makina përplas 10-vjeçarin sapo zbret nga furgoni i shkollës, rëndë në spital. Shoferi largohet nga vendngjarja

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT